Artan Lame publikon karikaturën me tapi falas…dhe ja se çfarë i shkruan një qytetar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:33 28-06-2016 Artan Lame publikon karikaturën me tapi falas…dhe ja se çfarë i shkruan një qytetar Karikatura per Artan Lamen nga Bujar Kapexhiu

Artan Lame, kreu i ALUIZN-it, vazhdon të hapë debate me postimet e fundit në facebook. Ka zgjedhur karikaturën e bërë për të nga karikaturisti Bujar Kapexhiu, ku shfaqet Lame duke ndarë tapi. 

“Dje Bujari (Kapexhiu) më kish nxjerrë sërisht me tapi nëpër duar. Pasi u mundova 20 vjet rresht që të mbahem mend për monumentet, më duket se do mbahem mend për Tapitë falas. Megjithatë prapë për mirë është, ndaj flm Bujar” shkruan Lame.

Dhe si për të korrur suksesin e radhës, një qytetar nga Lezha, Besnik Litja, komplimenton Lamen për punën që ai dhe stafi I tij bëjnë. “Unë jam dikush që kam legalizuar me Salën. E pagova 14 milionë lekë për 65 metër ndërtim plus shpenzime të tjera. Me Artan Lamen kam legalizuar gati trefish, mund të jenë paguar diku te 2 milionë lekë. Unë jam lezhjan. Falamnderit prej teje e stafit në Lezhë, që edhe një kafe që e kemi pi te një klub I vogël, ma pagoi drejtori” shkruan qytetari Besnik Litja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019515037536621
array(1) { ["section"]=> string(89) "artan-lame-publikon-karikaturen-me-tapi-falas-dhe-ja-se-cfare-i-shkruan-nje-qytetar-44858" }