Artan Lame: S’u kujtua njeri për Nolin, po Tare e Shkreli më ndihmuan për flamurin

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:39 15-03-2015 Artan Lame: S’u kujtua njeri për Nolin, po Tare e Shkreli më ndihmuan për flamurin Fotot e publikuara nga Lame, per ceremonine e varrimit te Nolit ne 1965 dhe flamurin e shpalosur nga At Artur Liolini

Artan Lame, nëpërmjet një postimi në facebook ditën e sotme, i ka kujtuar zyrtarëve, shtetarëve dhe gjithë të interesuarve, se “askush nuk u interesua” për 50 vjetorin e vdekjes së Fan Nolit. Madje, Lame, i cili më së shumti në postime të tilla nxjerr edhe detaje të koleksionit të tij, dhe kësaj radhe bëhet fjalë për flamujt, tregon edhe për komunikimin që ai ka pasur këto ditë, me këshilltarin e kryeministrit Artan Shkrelin, për një foto të ceremonisë fetare të varrimit të Nolit. 

“Pardje ishte 50-vjetori i vdekjes së Fan Nolit. Natyrisht që në shtetin shqiptar, denbabaden nuk kujtohet njeri për ata që dijnë shkrim e këndim me shumë sesa për të lexuar emrin e tyre. Ndaj edhe për Nolin s'u kujtua njeri.
Dje Tan Shkreli më dërgoi një foto (që s'e njihja) nga momenti i ceremonisë fetare të varrimit të Nolit. Shquhet qartazi trupi i Imzotit i mbuluar me flamurin kombëtar. Por, teksa e shihja më me kujdes, ai flamur më solli ndër mend një foto ma kishte dhënë Auron Tare në vitin 2007, teksa po merresha me një studim për flamurin kombëtar.
Në të shfaqet at Liolini duke shpalosur një flamur. Sipas shpjegimeve të Auronit, egzistonte një legjendë sipas së cilës ai flamur ishte ai i shpalljes së Pavarësisë më 1912. Legjenda nuk qëndron, pasi shqiponja e atij flamuri është sipas asaj të modeluar në vitin 1922, pra të paktën 10 vjet pas Pavarësisë. Por sidoqoftë, nëpër harqet e kishës kishte mbijetuar kujtimi se ai flamur ishte përdorur në një ngjarje të madhe.
Flamuri me ngjyra që shpalos at Liolini, ka nevojë për një veshtrim më nga afër, por besoj se duhet të jetë prodhuar diku rreth viteve 1925-1930. Noli vdiq i mbuluar me të, në vitin 1965. Auroni ma dha foton e At Liolinit me flamur në vitin 2007, Shkreli foton e vet dje, ndërsa unë po bëj veç lidhjen e të gjitha këtyre sot, duke dashur ta ndaj me të gjithë emocionin e këtij zbulimi.
Miq të Kishës shqiptare në Boston, ruajeni me kujdes atë flamur të shenjtë që përcolli gjysmë shekulli më parë Nolin në botën e përtejme” shkruan Lame në profilin e vet në facebook. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.50250816345215
array(1) { ["section"]=> string(85) "artan-lame-s-u-kujtua-njeri-per-nolin-po-tare-e-shkreli-me-ndihmuan-per-flamurin-5986" }