Artan Shkreli: Kishat? Superpune me financimin e shtetit në Kishën e Shën Thanasit në Karavasta

Publikuar tek: politike, më 08:15 27-08-2015 Artan Shkreli: Kishat? Superpune me financimin e shtetit në Kishën e Shën Thanasit në Karavasta Punimet ne afresket e demtuara te Kishes se Shen Thanasit ne Karavasta

Këshilltari për monumentet e kulturës së kryeministrit, Artan Shkreli, në mesin e debatit që po bëhet për Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi dhe efektin e deklaratave që shkaktoi, jep një tjetër shembull pozitiv, po kësaj radhe, nga Kisha e Shën Thanasit në Karavasta. 

“Eshtë me financim të shtetit shqiptar” thotë Shkreli, duke lënë të nënkuptohet njëkohësisht se të gjithë zërat që thonë se kisha e Shën Thanasit në Dhërmi nuk do të financohet nga shteti, e kanë gabim.

“Superpunë e mjeshtrit të restaurimit të pikturës murale Mustafa Arapi, i cili po nxjerr në dritë afresket e Kishës Ortodokse të Shën Thanasit në Karavasta” shkruan Shkreli ndërsa nxjerr një foto si kanë qenë afresket, dhe si janë restauruar nga kuratorë që janë paguar me paratë e buxhetit të shtetit, dhe jo paratë e Kishës.

Por komentuesit kanë shkruar se kjo punë e madhe e mjeshtrit të madh paguhet në mënyrë qesharake, 400 mijë lekë të reja, aq sa vlen në fakt një pikturë e mjeshtrit që ai mund ta shesë në çdo moment, por gjithsesi, pa hequr asnjëherë dorë nga restaurimi i Kishës.

Për afresket e kësaj kishe në Karavasta, është interesuar në mënyrë direkte edhe deputeti i zonës Erion Braçe, si dhe ministrja e Kulturës dhe ministrja Gjermeni, që e kanë vizituar këtë kishë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Grekët sulmojnë Ramën pas prishjes së kishës në Dhërmi, e quajnë kriminel dhe xhihadist
Skandali në Vjenë/ Rama dhe Bushati prezantohen me flamurin e deformuar shqiptar, prodhim kinez »
Article Logic
Execution time: 0.019757986068726
array(1) { ["section"]=> string(99) "artan-shkreli-kishat-superpune-me-financimin-e-shtetit-ne-kishen-e-shen-thanasit-ne-karavasta-19287" }