Artan Shkreli sjell një vizatim të vitit 1848 nga Edward Lear, por ja çfarë e bën kaq të veçantë (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 20:40 06-03-2016 Artan Shkreli sjell një vizatim të vitit 1848 nga Edward Lear, por ja çfarë e bën kaq të veçantë (Foto)

Artan Shkreli, këshilltari i kryeministrit Rama për çështjet e territorit dhe urbanistikës, ka publikaur një grafikë të rrallë realizuar nga piktori i famshëm Edward Lear.

Ajo që e bën të veçantë vizatimin, sipas Shkrelit, është fakti se ky mund të jetë ndoshta imazhi i parë i një shqiptari teksa po shkruan. Vizatimi është realizuar në vitin 1848, gjatë kohës që Lear vizitoi qytetin e Gjirokastrës.

Edward Lear është një piktor, muzikant dhe shkrimtar i famshëm Anglez. Ai ka realizuar disa piktura të mrekullueshme të shqiptarëve gjatë shekullit në 19.

“Me rastin e 7 marsit, po u paraqes mësuesve dhe pedagogëve imazhin e parë, ndofta, ku paraqitet një shqiptar duke shkruar një letër (për bashkëqytetarin e tij) në 1848-ën tashmë të largët. Vizatimi vjen nga dora e Edward Learit, kur ai viziton Gjinokastrën në nëntor të atij viti”, shpjegon Shkreli.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Lazarat Burning”, filmi amerikan që do të xhirohet në Shqipëri dhe subjekti i tij
Saimir Pirgu u dhuron fëmijëve të Pediatrisë të ardhurat e koncertit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0041599273681641
array(1) { ["section"]=> string(106) "artan-shkreli-sjell-nje-vizatim-te-vitit-1848-nga-edward-lear-por-ja-cfare-e-ben-kaq-te-vecante-foto-34398" }