Arti dhe karnavalet mbyllin Rion, teknologjia dhe humori hapin Tokion

Publikuar tek: sport, më 21:09 22-08-2016 Arti dhe karnavalet mbyllin Rion, teknologjia dhe humori hapin Tokion

Lojrat Olimpike të Rios përfunduan me një atmosferë karnavalesh të dielën në mbrëmje, me një ceremoni mbyllëse që i dedikohej artit brazilian në të gjitha format dhe më në veçanti muzikës.

Ritmet braziliane kishin qenë në zemër të ceremonisë hapëse gjithashtu. Tashmë ato ishin sërish edhe të dielën, gjatë një ceremonie të konsideruar si një pasqyrë në të cilën brazilianët mund të shohin veten.

Nën shiun e dendur dhe stuhitë e erës, stadiumi Maracana nuk ishte mbushur dot plotësisht për spektaklin e lançuar virtualisht nga pioneri franko-brazilian i aviacionit Alberto Santos-Dumont.

Një mungesë që binte në sy gjithashtu ishte edhe ajo e presidentit të përkohshëm, Michel Temer, i fërshëllyer gjatë ceremonisë hapëse. Simbol i një krize të rëndë politike që trondit vendin prej shumë muajsh dhe që Brazili do t’i riktheht këtë javë.

I takoi Rodrigo Maia-s, presidenti i asamblesë kombëtare, për të zënë kolltukun e tij, në krahë të kryeministrit japonez, Shinzo Abe, vendi i të cilit do të presë LO verore 2020.

Është Barbatuques, një grup që zhvillon spektakël me lëvizje trupore, që hapi këtë festival muzikor ku kërcimtaret e veshura si papagaj rrëshqisnin këmbët e tyre nëpër imazhe me vendet më emblematike të Rios.

Ritme braziliane

Të dielën kishte, përveç muzikës popullore brazilian, edhe këngë tradicionale të indianëve Guarani apo muzikë elektronike të përzier me tingujt tradicionale lokale, gjatë sfilatës së atletëve.

Nën imazhin e Carmen Miranda, ambasadore e muzikës braziliane në vitet 1930, sportistët bënë hyrjen e tyre duke qëndruar mbrapa flamurmbatësve të 207 delegacioneve nga e gjithë bota.

Mes tyre dallohej gjimnastja amerikane Simone Biles, pesë herë medalje ari në Rio, apo kampionia franceze në xhudo, Teddy Riner, dy herë kampione olimpike.

Meqënëse bëhej fjalë për një festival të artit në të gjitha format e tij, mbrëmja vazhdoi me shfaqje sa të ngjyrosura, po edhe solemne, nga arti prehistorik, qepja, qeramika, poezia e Arnaldo Antunes apo veprat e Roberto Burle Marx, peizazhist, arkitekt dhe artist brazilian i shekullit XX.

Veçanërisht prekëse, një këngë tradicionale e popullsive të zeza të Salvadorit nga As Ganhadeiras de Itapua, ku performuesit ishin të gjithë të veshur me të bardhë dhe të shoqëruar nga krejt publiku i Maracana.

Më pas hapësirë për projektimin e momenteve më emocionuese të LO, podiumi i maratonës për meshkuj, prezantimi i të zgjedhurve të rinj në Komisionin e Atletëve të Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (CIO) dhe sigurisht homazhe për vullnetarët që morrën pjesë në këtë organizim.

Shinzo Abe si “Super Mario”

Pritësi i LO-2020, Tokio, kishte normalisht të drejtën, sikurse e do tradita, për 40 minutat e veta të lavdisë para përfundimit. Qyteti, që premton t’i dërgojë evenimetnet sportive në një tjetër nivel, me mënyra të tjera për t’i parë, ishte mbështetur në një show të teknologjive të fundit dhe ambasadorëve të shquar.

Notari Kosuke Kitajima, shtatë herë madelje olimpike, maratonistja Naoko Takahashi, kampione në Sidnei 2000, boksieri Ryota Murata, medalje ari në Londër 2012. Por gjithashtu me personazhe të filmave vizatimor dhe lojërva kompiuterike, me në krye Pac-Man dhe Hello Kitty.

Mbyllje spektakolare me shfaqjen në qendër të skenës të Shinzo Abe, i veshur me një kasketë të super zjarrfikësit Mario, solli humor në publik.

Për ironi meteorologjike, është një shi i vogël që shuajti vaskën olimpike të Maracanas, ndërkohë që stuhia e madhe sapo kishte përfunduar në Rio.

Zjarri u shua, ceremonia përfundoi në një version në stadium të karnavales së famshme braziliane të rrugës dhe me të paharueshmen samba.

(Atsh)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çudit lojtari i Premier Ligës, tregon gjenitalet gjatë festës në dhomat e zhveshjes
De Biasi grumbullon të vetmin lojtar të përjashtuar nga “Euro 2016” që nuk u largua nga Kombëtarja »
Article Logic
Execution time: 0.024473905563354
array(1) { ["section"]=> string(74) "arti-dhe-karnavalet-mbyllin-rion-teknologjia-dhe-humori-hapin-tokion-50548" }