Arti shqiptar në zi/ Humb jetën aktorja e njohur Valentina Caci

Publikuar tek: kulture-art, më 18:27 11-07-2019 Arti shqiptar në zi/ Humb jetën aktorja e njohur Valentina Caci

Është ndarë nga jeta ditën e sotme aktorja e njohur shqiptare Valentina Caci.

Lajmin e bën të ditur aktorja korçare Zamira Kita, e cila përmes një statusi në ‘Facebook’ shprehet  se rolet e shumta të realizuara prej saj, do te ngelen gjithmonë në kujtesën e pblikut.

‘Lamtumire, e mira, e talentuara, e bukura, Valentina Caci!
Rolet e shumta te realizuara prej saj, do te ngelen gjithmone ne kujtesen tone, bisedat dhe keshillat e saj, te paharruara! I perjetshem kujtimi!’, shkruan Kita.

Ndërkohë lajmëron se homazhet do të zhvillohen,  gjatë ditës së nesërme në teatrin e Korçës, nga ora 12.00-13.00.

Valentina Caci Lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.

Disa nga rolet më të njohura të saj janë: ai i Olimbisë, në dramën ‘Lulja e kujtimit’ e F. Postolit, rolin e Verores në dramën ‘Këneta’ të F.Gjatës, rolin e Dona Luçias në komedinë ‘Karnavalet e Korçës e S. Çomorës, rolin Lenës në dramën ‘Maro Mokra’ të R. Pulahës, si dhe rolin e Nekies në komedinë ‘Zonja nga qyteti’ dhe komedinë ‘Shoqja nga fshati’. Për kontributin e saj në skenën korçare, aktores Valentina Caci i është dhënë titulli, ‘Artiste e Merituar’.

314.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068840980529785
array(1) { ["section"]=> string(69) "arti-shqiptar-ne-zi-humb-jeten-aktorja-e-njohur-valentina-caci-171893" }