Arti shqiptar në zi, shuhet piktori i famshëm vlonjat

Publikuar tek: kulture-art, më 22:07 14-06-2018 Arti shqiptar në zi, shuhet piktori i famshëm vlonjat

Një lajm i keq ka ardhur nga fusha e artit shqiptar, pasi piktori i njohur vlonjat Petrit Ceno është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare.

 

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Ergys Allushi, teksa ka dhënë edhe një biografi të artistit të merituar.
Ceno vinte nga një familje artistësh, ku gjyshi i tij Abdyl Cenko ka qenë një ndër muzikantët më të vjetër shqiptar, ndërsa shpirtin artistik e ka trashëguar brez pas brezi.

81 vjeçari ka realizuar një sërë veprash të njohura, ku më të spikaturat janë: “Beteja e Troviollit”, “28 nëntori 1912”, apo edhe “Këngët e Milosaos”.

POSTIMI:

Ka ndërruar jetë një nga përfaqësuesit e “shkollës vlonjate të pikturës” Petrit Ceno.

Petrit Ceno ka lindur ne Vlore në vitin 1937. 
Ai rrjedh nga nje familje artistësh, xhaxhai i tij Bilbil Vlora, muzikant I njohur, me famë në tërë Shqipërinë e atyre viteve të fillimit të shekullit të 20-të. Gjyshi i tij, Abdyl Cenko ishte po ashtu një muzikant ndër më të vjetrit në Shqipërinë e viteve 1870-1900.

Në liceun artistic do të kishte profesorë të tillë të nderuar si: Buza, Koceli, Pacia, Kodheli etj. 
Petriti vazhdon një kurs tre vjeçar për specializim në pikturë dhe do jepte mësim në shkollën e mesme artistike në Vlorë.
Në vitin 1962 ka marrë pjesë në ekspozitën kombëtare në Tiranë me pikturën “Beteja e Troviollit” ku piktura pati shum sukses dhe u ekspozua ne muzeun e Skënderbeut në Krujë.

Në vitin 1974 me një nga pikturat e radhitura, duke marr miratimin pozitiv të kritikës, fiton në Tiranë çmimin e parë në ekspozitën kombëtare të artit figurative.

Piktura (ne vaj) me titullin “28 Nëntori 1912” me një sipërfaqe .3x4m, ëshët e ekspozuar në muzeun e artit bashkëkohor në Tiranë dhe disa kopie janë ekspozuar në sallën këshilltare të qeverisë në Tiranë, pranë akademisë së arteve të bukura” në Bon duke shërbyer si model për të rinj.

Në vitin 1983 merr çmimin prestigjoz “Naim Frashëri” me ekspoziten që bëri bukë pêr kohën “Këngët e Milosaos”. Në të njëjtin vit, me rastin e shkëmbimeve kulturor të Republikës së Shqipërisë Petrit Ceno ekspozon për herë të parë në Romë, Itali.

Në vitin 1990 Petrit Ceno trasferohet familjarisht në Itali, muajt e pare i kalon në qytetin e Milanos nga ku do të spostohej përfundimisht në San Demetrio ( Calabri), ku ndodhet dhe komuniteti më I madh arbëresh.
Në këtë perjudhë realizon disa vepra me parametra të mëdha për estetikën e sallës këshilltare të San Demetrio.
Në Campomarino (Campobasso) organizon një eksopzitë me emrin “Guttuso” (homazh piktorit Italian Guttuso) ku është nderuar me 2 çmime prestigjoz për origjinalitetin e shprehur.

Qyteti i Vlorês duhet ta nderojë piktorin Petrit Ceno, për kontributin e madh që ka dhene në pikturën vlonjate dhe shqiptare, duke nderuar emrin e Vlorës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zamira Kita shpërthen kundër Altin Bashës: Ti je shprehur shumë mirë, ndryshove tani, ku është e keqja të ndërtohet Teatri i ri (DEBATI)
»
Article Logic
Execution time: 0.25890612602234
array(1) { ["section"]=> string(59) "arti-shqiptar-ne-zi-shuhet-piktori-i-famshem-vlonjat-124413" }