Përgjohet biseda sekrete e Ramës, Premçit dhe Brahos në e-mail, Berisha zbardh dokumentat

Publikuar tek: politike, më 14:10 29-10-2015 Përgjohet biseda sekrete e Ramës, Premçit dhe Brahos në e-mail, Berisha zbardh dokumentat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sot pjesë nga biseda me e-mail e Ermal Beqirajt, Prokurorit Ervis Matraku dhe Ahmet Premçit nga Zyra e Kryeministrit për çështjen e ndërhyrjes në serverin e tatimeve. Sipas Berishës, këto e-maile të dërguara nga zyra e Edi Ramës nëpërmjet Ermal Beqirajt provojnë që Kryeministria drejton Kryeprokurorin.

Berisha ka lexuar në Parlament pjesë nga këto e-maile:

“Emaile të dërguara direkt nga zyra e Edi Ramës, nëpërmjet famozit Ermal Beqiraj, famozit të serverit, i cili i dërgonte Ahmet Premçit. Më datën 14 dhjetor 2013, në orën 12:25, Ermal Beqiraj dërgon tek ai dhe ai i dërgon te Spartak Braho dhe Prokurori, se si zyra e Kryeministrit drejton Kryeprokurorin. Pasi e vodhën serverin tani duhet të dënojnë Renald Riston dhe të fshijnë gjurmët.

Nga Premçi te Braho i dërgohet e-mail. Prokurori ishte Ervis Matraku. Ai kishte një meritë të madhe se bashkëshorten e kishte deputete. I dërgon Pyetjen, pyetja e fundit.

"A keni shoqëruar ju specialistë të ODIHR-it dhe a i keni mbajtur këto procesverbale?" Këto janë marrë nga Zyra e Këshillit të Ministrave. Ja ku janë. Është e Ermal Beqirit. U futën ata që u futën. Sa hakera ka kjo botë, atë nuk e di unë. Hakerat futen në “Blackberry”-n tim.

“Përse nuk informuat me shkrim drejtorin e përgjithshëm për shkeljet e konstatuara?” “A ka procedurë sigurimi dhe back-up?” Ja çfarë pyetje të trashë bënte Ermal Beqiri, nuk e dinte që ka një back-up të dyfishtë”, tha Berisha.

Ja pyetjet që sipas Berishës, Braho dhe Prençi i përgatitën prokurorit:

1. Përse nga ana juaj nuk u kundërshtua grupi i auditit të Ministrisë së Financave nëse vlerësonit se s’duhet të futeshin në ambientet e serverave dhe në sistem?

2. Përse nuk informuat me shkrim Drejtoren e Përgjithshme për shqetësimet që kishit lidhur me auditin dhe probleme të tjera që keni ngritur më pas?

3. Përse nuk informuat me shkrim Drejtoren e Përgjithshme në lidhje me problemet e konstatuara më dt 18.11.2013 (referuar deklarimeve për ndryshimin e datave)?

4. Përse nuk e informuat titullaren e institucionit për problematikat e hasura më datën 21.11.2013?

5. Përse dorëheqja me shkrim e bëre nga ana juaj e bërë më datën 18.11.2013, është regjistruar në protokoll me datën 20.11.2013. Kush ishte arsyeja e dorëheqjes?

6. Kush lejohet të futet në serverat e sistemit të informacionit, kush janë procedurat për tu futur tek këta servera, çfarë rregullash ka të parashikuara për këtë qëllim?

7. Si kanë qenë kushtet e sigurisë fizike dhe teknike të ambjentit ku janë serverat?

8. A ka procedurë të sigurimit të të dhënave (Bekap) në raste sulmesh apo ndërhyrjesh në sistem. Çfarë aktesh rregullojnë këtë procedurë?

9. Kush i ka krijuar vpn-të dhe cili ka qenë qëllimi i tyre, kur janë krijuar dhe kujt i takojnë? Cila është procedura për krijimin e tyre? Sa është periudha që duhet të jenë aktive vpn-të?

10. Cila është procedura e ruajtjes së logeve (ndërhyrjeve) në ruterin qendror dhe pse është aplikuar transferimi i tyre në adresën tuaj private?

11. Përse keni lejuar përdorimin e kredencialeve (user, pasword) të sistemit tek më shumë se një person?

12. A keni përdorur dokumentacion teknik që rregullojnë funksionimin e sistemit dhe serverave?

13. A ka ndodhur që në ambientet e serverave dhe në servera të jenë futur persona që nuk jane pjesë e stafit të IT në DPT?

14. A ka ekzistuar në DPT një sektor i specializuar për sigurimin e të dhenave? Nëse po në çfarë periudhe? Po në kohën që keni ushtruar funksionin e Drejtorit a ka funksionuar kjo strukturë?

15. A keni patur herë tjetër ndërhyrje në sistem, nëse po kur? Çfarë masash keni marrë?

16. A ka mundësi Drejtoria e IT të ndryshojë kredencialet (paswordet) në sistem në menyrë të pavarur nga kompanitë kontraktore që kanë ndërtuar sistemin? A keni marrë ju në dorëzim sistemin nga këto kompani?

17. A duhet të ekzistojë procesi i fshirjes së të dhenave në sistem? Nëse po në cilat raste? Kush janë procedurat për këtë rast?

18. A janë konstatuar anomali në pasqyrimin e shitjeve dhe blerjeve në sistem? A i evidenton sistemi këto anomali?

19. A ka ekzistuar në IT një server auditi? A ka qenë aktiv gjate gjithë kohës?

20. A keni dijeni për procedurat e implementimit të sistemit të ri informativ për të cilën është çelur kredia 1.5 milion euro? Si ështe zhvilluar tenderi për 20. këtë qëllim dhe kush e ka marrë në dorëzim, kush e ka testuar,  kolauduar dhe në çfazë është tani ky projekt?

21. Sipas deklarimeve publike të datës 26.11.2013 është thënë se një kopje e sistemit informativ të Tatimeve ndodhet në një vend tjetër të sigurte. A keni dijeni se cili ështe ky vend dhe personat që kanë dijeni për këtë fakt?

22. A lejohet marrja e bekapeve nga personeli i IT dhe nxjerrja e këtyre të dhënave jashtë institucionit? A i keni shoqëruar ju specialistët e auditit të Ministrisë së Financave në dhomën e serverave me punonjësit tuaj, Robert Shahini, Sokol Ibraj dhe Andi Agaraj për të monitoruar punën e tyre në dhomën e serverave dhe a keni mbajtur procesverbale për këto veprime?

spartak-braho-4.jpg

Berisha kritikoi mungesën e deputetëve dhe ministrave në Parlament, duke thënë se Parlamenti të enjte ngjan si skenë krimi.

“Të mbyllet Parlamenti nëse nuk vijnë deputetët dhe ministrat e qeverisë. Parlamenti nuk është vetëm opozita. Ka një vit që ata tmerrohen në Parlament. Nuk flitet më për të “Premten e Zezë” por të Enjten e Zezë”. Sepse të enjten atyre iu del fytyra siç e kanë, të zezë. Parlamenti ngjan si skenë krimi”, tha deputeti Sali Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0027949810028076
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-24250" }