A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Publikuar tek: dossier, më 20:01 03-01-2016 A shkoi Gjergj Kastriot Skënderbeu për pelegrinazh në Mekë?

Në një nga poemat e poetit Persian Ferdousi, Shahnameh “Libri i Mbretërve”, gjendet edhe një gravurë ari e "Iskenderit" gjatë vizitës si pelegrin në Qabe.

Iskenderi zë një vend të rëndësishëm në poemën epike, por ajo që mbetet e paqartë është nëse bëhet fjalë për Gjergj Kastriotin apo Aleksandrin e Madh.

Në versionin zyrtar sipas hisortianëve, poema tregon ndalesën e Aleksandrit të Madh në Mekë gjatë rrugëtimit së tij nga India drejt Afrikës Veriore.

Në poemë thuhet se Iskenderi (Aleksandri i Madh) kreu homazhet e tij në Qabe, Shtëpinë e Abrahamit, të cilin Ferdousi e përshkruan si “vendi i adhurimit që ekzistonte para të tjerëve” dhe  “ku perëndia të bën ta adhurosh dhe ta kujtosh atë”. Aleksandri i Madh që në poemë quhet “Iskandar” në versionin arab, arrin në Mekë dhe prek dorezën e Qabesë, i veshur si shtegëtar.

ggsdfsdf.jpg

Ajo që e bën të dyshmtë nëse në poemë behet fjalë për “Iskander” Aleksandrin e Madh apo Gjergj Kastriotin, është vetë emri i përdorur Iskender, ashtu siç u quajt nga osmanët Gjergj Kastrioti (Iskander-bej), pikërisht në nder të Aleksandrit të Madh. Kjo teori përforcohet më shumë kur data e poemës, sipas muzeut është rreth viteve 1435–1440, kur Gjergj Kastrioti ishte ende gjallë.

Por sipas disa historianëve të tjerë, Ferdousi e nisi shkrimin e Librit të Mbretërve “Shahnama” në vitin 977 dhe arriti ta përfunsojë në vitin 1010, çka në këtë rast do të ishte e qartë se bëhet fjalë për Aleksandrin e Madh dhe Jo Gjergj Kastriotin, i cili nuk kishte lindur ende në atë periudhë.

Shahnama është poema më e gjatë në botë e shkruar nga një poet i vetëm me plotë 60,000 vargje. Ajo tregon disa mite si dhe pjesë nga historia e Perandorisë Perse, nga krijimi i botës deri te pushtimi islamik i Persisë në shekullin e 7-të. Kjo epikë festohet nga shtete të ndryshme të ndikuara nga kultura persiane si Dagestani, Irani, Gjeorgjia, Armenia dhe Turqia. Ajo tregon gjithashtu element të rëndësishëm nga besimi Zoroastrianizem dhe gjurmon lidhjet historike mes fillimit të fesë dhe vdekjes së sundimtarit të fundit persian, Sassanid i Persisë.

Brooklyn_Museum_-_Bahram_Gur_and_Courtiers_Entertained_by_Barbad_the_Musician_Page_from_a_manuscript_of_the_Shahnama_of_Firdawsi_d._1020.jpg

Nëse autori i referohet në poemën e tij Iskanderi në Qabe, Gjergj Kastriotit apo Aleksandrit të Madh, mbetet ende mister. /A.L, Newsbomb.al/

Article Logic
Execution time: 0.0023910999298096
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-29082" }