Shpërthen në revoltë Goci: Këta që kanë bërë këtë janë për në Hagë (FOTOT)

Publikuar tek: slide-lart, më 17:03 16-03-2016 Shpërthen në revoltë Goci: Këta që kanë bërë këtë janë për në Hagë (FOTOT)

Ervin Goci, aktivist i shoqërisë civile, ka shpërthyer i revoltuar pasi ka parë betonin e hedhur te Parku i Liqenit.

“Tashmë çështja nuk është a ka beton a s’ka sepse kjo duket qartë por sa beton ka”, u tha Goçi gazetarëve në protestën urgjente kundër betonizimit të Parkut.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile tha se Bashkia e Tiranës ka humbur çdo mundësi negocimi me qytetarët në momentin që ka ndërhyrë në këtë mënyrë.

“Edhe nëse nuk priten pemë, të gjitha këto që shikoni do të thahen”, konstatoi Goci duke iu referuar betonit të hedhur në vendin ku Bashkia e Tiranës pretendon të ndërtojë këndin e lojërave.

“Këta që kanë bërë nga këto gjëra janë për në Hagë”, denoncon përmes këtyre fotove aktivisti duke bërë të qartë se shoqëria civile nuk ka ndërmend të lejojë Bashkinë të vazhdojë me këtë projekt. 

gj.jpg

gj1.jpggj2.jpg

gj3.jpg

gj4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019533157348633
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-35274" }