Nga Messi te liderët e botës, 11 milion email-e tregojnë si fshihen miliardat

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:04 04-04-2016 Nga Messi te liderët e botës, 11 milion email-e tregojnë si fshihen miliardat

Një superskandal ka shpërthyer dje. 11 milion email-e të kompanisë panameze “Mossack Fonseca” kanë rënë në duart e gazetarëve, të cilët kanë zbuluar skemën gjigande të fshehjes së parave të 140 politikanëve nga rreth 50 shtete. .370 gazetarë nga 76 vende të botës janë përfshirë në këtë investigim, që pritet të sjellë zhvillime interesante. Vetëm presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka fshehur nëpërmjet shoqërive offshore më shumë se 2 miliard dollarë. Të përfshirë në skandal janë gjithashtu presidentët e Argjentinës dhe Ukrainës, kryeministri i Islandës, babai i kryeministrit të Britanisë, David Cameron, ish-kryeministrat e Gjeorgjisë, Irakut, Jordanisë, Katarit, Ukrainës si dhe mbreti i Arabisë Saudite. Familjarë të kryeministrave dhe presidentëve nga Azerbajxhani, Kina, Rusia, Siria, Egjipti, Pakistani, Gana, Malajzia, Argjentina, Meksika apo Spanja rezultojnë gjithashtu të përfshirë në këtë megaskandal. Ndërkohë, shumë ministra, drejtorë bankash, këshilltarë të kryeministrave dhe presidentëve, deputetë, kryebashkiakë nga e gjithë bota, kanë fshehur gjithashtu paratë e tyre për t’u shpëtuar taksave në kompanitë offshore. Në listë nuk mugon as ylli i Barcelonës, Lionel Messi apo ish-kreu i UEFA-s, Michel Platini.

Article Logic
Execution time: 0.0023510456085205
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-36766" }