Kërcënohet fansi i vogël i Lionel Mesit

Publikuar tek: bota, më 20:05 03-05-2016 Kërcënohet fansi i vogël i Lionel Mesit

Familja e të voglit Murtaza, 5 vjeç, i shndërruar në një yll në ueb falë fanellës së tij të Lionel Mesit, të gjetur nga një qese plastike, ka lënë Afganistanin për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe është transferuar në Pakistan, në Quetta.

“Jeta u bë shumë e keqe, – ka treguar Mohammad Arif Ahmadi, babai i fëmijës. – Kemi marrë shumë kërcënime përmes telefonit. Druaja se mund të rrëmbenin djalin tim”. Foto e Murtazas kishte prekur botën dhe ndërkohë djali i vogël, ka realizuar pjesërisht ëndrrën e tij. Duke parë ato imazhe, në shkurt, numri 10 i Barcelonës, i ka dërguar fanellën e tij me autograf. Megjithatë, ajo që pritej më shumë, takimi mes Mesit dhe fansit të tij të vogël, nuk ndodhi asnjëherë.

Article Logic
Execution time: 0.0022079944610596
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-39402" }