“Punëso një vrasës me pagesë”, ekspozohet webfaqja e “Besa Mafia”, mafies shqiptare në SHBA

Publikuar tek: dossier, më 16:05 13-05-2016 “Punëso një vrasës me pagesë”, ekspozohet webfaqja e “Besa Mafia”, mafies shqiptare në SHBA

Një haker me pseudonimin “bRpsd” ka mundur të thyejë sigurinë e webfaqes së një grupi të dyshuar kriminal shqiptarësh, “Besa Mafia” për porositjen e vrasësve me pagesë përmes internetit.

Hakeri ka ekspozuar qindra të dhëna rreth faqes misterioze që mund të aksesohet vetëm në atë që quhet “pjesa e errët e internetit”, duke publikuar plot 2,682 mesazhe personale, 31porositje vrasjesh dhe 60 fotografi që besohet se i përkasin shënjestrave.

website-of-albanian-hitmen-for-hire-hacked-data-dumped-online-504029-4.jpg

Një diskutim i gjerë është hapur “online” nëse faqja “Besa Mafia” është e vërtetë apo një mashtrim për të përfituar para, e megjithëse është ende e paqartë shumë besojnë se është e para, madje tregojnë edhe prova apo eksperienca pesonale se si kanë arritur të “mbarojnë punë” duke paguar një shumë të caktuar parash.

Çfarë është “Dark Web”, pjesa e errët e internetit ku mund të porositen vrasësit me pagesë

“Dark Web” është ajo pjesë e internetit, faqet e së cilës mund të aksesohen vetëm me anë të një “browser”-i të veçantë që quhet TOR. Pasi përdoruesi futet në “Dark Web” besohet se ai ka anonimitet të plotë, sikundër edhe kriminelët që shesin shërbime si vrasje me pagesë, apo drogë edhe armë. Për informacion të detajuar rreth “Dark Web” shih: Çfarëdo që të bëni, mos u fusni në “Deep Web”, pjesën e errët të internetit

Kush është Besa Mafia dhe si funksionon

Hakeri i cili ka mundur të thyejë sigurinë e faqes “Besa Mafia” ka publikuar disa mesazhe që kanë shkëmbyer porositësit me anëtarët e bandës kundrejt pagesave. Disa prej porosive të dërguara në faqe janë:

“...ky është Facebook i saj. Futi një plumb në kokë. Nuk dua që trupi i saj të shihet në publik dhe ajo jeton me prindërit, kështu që bëjeni punën teksa është duke shkuar në shkollë. bëni mirë të mbaroni punë para së hënës”.

“Rriheni keq. Fotografinë e tij e keni në Facebook-un e tij [Link i Censuruar]”.

Hakierimi i të dhënave nga faqja ka zbuluar edhe një detaj interesant. Sipas shumë mesazheve të shkëmbyera me menaxhuesit e faqes, shumë prej përdoruesve nuk kishin si qëllim të porositnin vrasje apo vandalizma të ndryshme, por të punësoheshin vetë si vrasës me pagesë. Thuhet se për ta arritur këtë, ata fillimisht duhet të kryejnë një akt vandal, si diegja e makinës të ndonjë personi, ta dokumentojnë duke e rregjistruar dhe më pas t’ia dërgojnë anëtarëve të bandës.

Ajo që hesh dyshime se bëhet fjalë për një organizatë të mirëfilltë kriminale, dhe jo një faqe që mashtron klientët, është ekzistenca e disa video-provë për anëtarësim të personave që djegin makina ndërsa tregojnë para kameras një kod të veçantë me të cilin identifikohen.

 

Komunikimi me FBI-në

Mesazhet tregojnë se anëtarë të “Besa Mafia” kanë komunikuar edhe me Byronë Investigative Federale Amerikane (FBI). Besohet se ata kanë bashkëpunuar me FBI-në në hetime të ndryshme si dhe i janë përgjigjur pyejteve të tyre. Por në fund vjen edhe pjesa e çuditshme. Admin ii faqes i dërgon në mesazh FBI-së ku pretendon se faqja e tij është false dhe gjithçka është një mashtrim i madh.

“Përshëndetje, po është e vërtetë kemi marrë porosi për të vrarë njerëz nga e gjithë bota, megjithatë faqja jonë është false dhe ne nuk kemi vrasës me pagesë. Ia kemi çuar edhe stacioneve të tjera policore vendin se ku ndodhen objektivat [E Censuruar]@gmail.com, është një nga e-mailet tona në google, e kemi përdorur për t’i çuar porositë e vrasjeve policisë”.

Por megjithë pretendimet e mësipërme, vërtetësia e faqes mbetet ende mister. Anëtarët e “Besa Mafia” mund të kenë mohuar shërbimet e tyre vetëm për të humbur gjurmët e policisë. /Newsbomb.al/

Article Logic
Execution time: 0.0025749206542969
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-40369" }