Aurela Gaçe kërkon ndihmë për problemin që e shqetëson: Më falni, por nuk e po e zgjidh dot vetë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:06 14-06-2016 Aurela Gaçe kërkon ndihmë për problemin që e shqetëson: Më falni, por nuk e po e zgjidh dot vetë

Aurela Gaçe ka ironizuar disa nga këngëtarët shqiptarë që blejnë klikimet në Youtube sa herë që publikojnë një këngë të re.

Për të ilustruar këtë, Gaçe ka publikuar një foto nga kanali në Youtube i këngëtarit italian me famë botërore, Eros Ramazzotti, kënga e të cilit numëron jo më shumë se 1 milion e 245 mijë klikime, ndonëse ka 5 muaj që e ka publikuar. Sipas Aurelës, në Shqipëri këngët arrijnë brenda javës 1 milion klikime.

Në fund këngëtarja ka një sugjerim për homologun Italian, kur shprehet se Ramazzoti duhet të sjellë në Shqipëri menaxherët e tij për të mësuar.

Postimi i Aurela Gaçes:

Ndihme o njerëz të mirë. Meqe s'kam qenë kurrë mirë me matematikën, s'po më del mirë llogaria dhe po kërkoj pakëz ndihmë. Ore, si ka mundësi, Eros Ramazzoti ka 5 muaj që ka publikuar një këngë dhe ka 1 milionë e 245 mijë shikime? Edhe të mendosh që Italia ka më duket 60 milionë banorë.

Edhe plus të mendosh që ky njeriu që quhet Eros Ramazzoti tani është në tur Botëror, që dmth ai nuk është artist brenda kufijve të një shteti, siç jemi ne të shkretët.

Nejse ne aq të shkretë nuk jemi, se ne të gjithë kemi 1 milion klikime në një javë. Edhe numrin e popullsisë ju e dini. Prandaj s'po më del llogaria o shokë. Po patjetër Erosi s'ka famë ë??? Si mbush as stadiumet ky ë?

Ore kush ma thotë po vras mendjen, pse qeni im ka tre ditë që me leh me zë të ngjirur ë? Po ky të vijë një xhiro këtej nga ne. Mbase jo ky se s'ka kohë , por menaxhimi i tij.

Të vijë ore ta mësojmë pak se duket keq kështu pa klikime.

Më falni e, mbase ju vë edhe ju në mendime por s'po e zgjidhja dot vetë këtë ekuacion kaq të vështirë.

13406856_10154151176194034_1415321889577304265_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024058818817139
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-43498" }