Të gjithë e kishin mendjen te Ansi Agolli, por ja si reagoi Meta me batutën për kryeministrin (Video)

Publikuar tek: politike, më 16:06 24-06-2016 Të gjithë e kishin mendjen te Ansi Agolli, por ja si reagoi Meta me batutën për kryeministrin (Video)

Të shumtë kanë qenë ata që ia kanë thënë kryeministrit Edi Rama se “është tersi i kombëtares”, por kryesisht kanë qenë rivalët e tij politikë.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme një batutë të tillë e bëri kapiteni i kombëtares në dy ndeshjet e fundit, Ansi Agolli, duke e quajtur Ramën si “ters të kombëtares”, çka bëri që të gjithë të pranishmit të shpërthejnë në të qeshura.

Por reagimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, duket se nuk është vënë re nga shumë. I ulur në krah të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, Meta duket sikur e pret një batutë të tillë nga çasti në çast, por në momentin që Agolli e bën “goditjen” e tij, Meta shpërthen në të qeshura dhe vendos duart në kokë.

Rama, edhe pse shquhet për oratori, duke se në këtë rast nuk e ka patur të gatshme një kundër-batutë por e ka kaluar me një buzëqeshje të lehtë situatën e sikletshme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0046229362487793
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-44509" }