De Biasi në kërkim të zëvendësuesit të Ansi Agollit

Publikuar tek: sport, më 15:08 17-08-2016 De Biasi në kërkim të zëvendësuesit të Ansi Agollit

Ansi Agolli është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në Kombëtaren kuqezi, ku prej gati një dekade është “instaluar” në krahun e majtë të mbrojtjes. Paraqitjet e tij vijojnë të jenë pozitive, pavarësisht moshës së tij, 33 vjeç.

Megjithatë, trajneri De Biazi duhet të bëjë llogaritë për të gjetur zëvendësuesin e tij në momentin që Agolli do të vendosë të largohet nga Kombëtarja. Aktualisht janë 4 emra që mund të jenë pasuesit e mbrojtësit të Karabakut, pa përmendur Naser Alijin.

Bëhet fjalë për Hysen Memollën, 24 vjeçarin që aktivizohet me Hajdukun e Splitit, Aleksandër Kuron (22 vjeç) që luan për Atromitros, Bashkim Kadrin (25 vjeç) i cili aktivizohet me Kopenhagenin dhe Besir Demirin (22 vjeç) që luan me Shkëndijën e Tetovës.

Article Logic
Execution time: 0.0024051666259766
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-50025" }