Një akt inteligjent, përpjekja e Ernest Koliqit për të shpëtuar Albanologun Norbert Jokl nga nazizmi (DOKUMENTI)

Publikuar tek: dossier, më 09:10 14-10-2016 Një akt inteligjent, përpjekja e Ernest Koliqit për të shpëtuar Albanologun Norbert Jokl nga nazizmi (DOKUMENTI)

Ky është dokumenti –fakt tejet interesant i Ministrit të Arsimit Ernest Koliqi, si përpjekje për të shpetuar Albanologun austriak , i cili ia kushtoi tërë jetën studimit të gjuhës shqipe, Norbert Jokl nga kthetrat e nazizmit.

Dokumenti që duhet njohur nga të gjithë shqiptarët është publikuar nga profesor Romeo Gurakuqi dhe daton në vitin 1941.  Ernest Koliqi, përmes një akti tejet inteligjent  i ofron një kontatë pune albanologut Norbert Jokl  për ta shpëtuar atë nga nazizmi.

Duke çmuar veprimtarinë e albanologut, ministri i thotë teksualisht: “Ministria e Arsimit pranoi propozimin për të ju marrun në shërbim me kontratë për nji vjet kohë me rrogë muejore. Ju lutemi qi porsa t’a merrsni këtë shkresë të kryeni formalitetet e udhëtimit e të niseni sa më parë për në Tiranë”, shkruan ministri i asokohe në letrën zyrtare për albanologun që jetonte në Vjenë. Norbert Jokl mbrojti autoktoninë e shqiptarëve duke e vendosur djepin e parë të tyre në Dardaninë e lashtë, Kosova e sotme.

Article Logic
Execution time: 0.002202033996582
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-56155" }