Nënshkruhet marrëveshja për transportin detar Shqipëri-Bosnje, Crnadak: Marrëdhëniet tona të rëndësishme për rajonin

Publikuar tek: politike, më 17:10 31-10-2016 Nënshkruhet marrëveshja për transportin detar Shqipëri-Bosnje, Crnadak: Marrëdhëniet tona të rëndësishme për rajonin

Këshilli i Ministrave të Bosnje-Hercegovinës dhe Republika e Shqipërisë nënshkruan sot një marrëveshje lidhur me transportin detar gjatë një ceremonie të zhvilluar në Sarajevë. Marrëveshja u nënshkruar nga ministri i Transportit dhe Komunikacionit të Bosnje-Hercegovinës, Ismir Jusko dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, dy ministrat theksuan se marrëveshja ishte rezultat i përpjekjeve për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shprehën dëshirën që të dy vendet do të vijojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe veçanërisht bashkëpunimin ekonomik.

Ministri Jusko shpjegoi se qëllimi i marrëveshjes ishte të nxiste transportin detar përmes anijeve të mallrave mes dy vendeve mbështetur në parimet e barazisë dhe përfitimit të dyanshëm.

“Marrëveshja nxit bashkëpunimin mes kompanive, organizatave dhe autoriteteve, që operojnë në fushën e transportit detar dhe në bazë të marrëveshjes ato do të kenë të drejtë të hapin zyrat e tyre përfaqësuese në secilin prej dy vendeve”, deklaroi Jusko.

Kreu i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Bosnje-Hercegovinë, theksoi se kjo marrëveshje është e rëndësishme për Shqipërisë, pasi vendi ka një vijë të gjatë bregdetare dhe marrëveshje të kësaj natyre janë të mirëpritura.

Në bazë të marrëveshjes, dy palët nënshkrues bien dakord për njohjen reciproke të dokumenteve të identifikimit dhe mbajtësit të këtij dokumenti i garantohet rikthimi në vendin lëshues të dokumentit.

Bushati u takua edhe me homologun Igor Crnadak, i cili u shpreh se marrëdhëniet midis Bosnje Hercegovinës dhe Shqipërisë janë të rëndësishme për stabilitetin në rajon. Ai shtoi se Bosnjë Hercegovina së bashku me Serbinë dhe Kroacinë kanë bërë përpjekje të mëdha për të zhvilluar marrëdhëniet me Shqipërinë.

Dy ministrat vunë në dukje se vendet e tyre nuk kanë pasur probleme specifike mes tyre, marrëdhëniet janë të mira por ato duhen çuar përpara në interes të popujve të dy vendeve.

Në përfundim, Bushati u shpreh se të dy vendet janë në të njëjtën rruge drejt BE-se dhe në këtë kontekst ai u kërkoi autoriteteve të Bosnjë Hercegovinës ta rishikojnë çështjen e njohjes së dokumenteve për qytetarët kosovare.

Article Logic
Execution time: 0.0022878646850586
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-57969" }