Shqipëria nuk mund të marrë ftesë nga BE në këtë stad, nuk kemi as vision dhe as axhendë për ta realizuar

Publikuar tek: analiza-komente, më 13:11 25-11-2016 Shqipëria nuk mund të marrë ftesë nga BE në këtë stad, nuk kemi as vision dhe as axhendë për ta realizuar

Nga Afrim Krasniqi

Kam ndjekur dje e sot komentet e medias dhe disa kolegëve mbi reagimin gjerman ndaj pritshmërive të larta të Shqipërisë!

Një rast ideal, por edhe i trishtueshëm, për të kuptuar se ata që në shumicë na imponohen si elitat tona mediatike dhe mediat më të rëndësishme në vend, - në tërësi nuk e kanë as njohuritë minimale diplomatike, dhe as nuk kanë informacion cilësor mbi vendimmarrjet evropiane, institucionet apo procesin e zgjerimit. Ata ushqehen me bisedat e Tiranës, dëgjojnë lëndën e parë që iu ofrojnë këta aventurierët tanë dhe më pas krijojnë së bashku iluzione virtuale e teori konspirative mbi

Rasti gjerman është tjetër: nuk ka as qëndrim personal, as surprizë, as shitje, as blerje, as lobing, as anësi politike, as krizë brenda apo jashtë CDU-së. Është qëndrim institucional i një parlamenti serioz, një partie serioze, një politikani serioz, një shteti serioz për gjera serioze, siç është zgjerimi i BE-së. Ironikisht vetëm në Tiranë e Ankara i njëjti person u atakua ashpër, deri në fjalë të padenja në komunikim, edhe pse ai paraqiti thuajse vlerësim të njëjtë kritik edhe në 3 vende të tjera rajonale. Ministri Bushati ishte në kanzleramt dhe shprehimisht mori të njëjtën përgjigje, kryetari i Kuvendit ishte po ashtu në Bundestag dhe mori të njëjtën përgjigje. Të hënën do të ketë një tjetër vizitor në kanzleramt dhe natyrisht, pritet të marrë të njëjtën përgjigje.

Përgjegjësia dhe faji nuk është në palën gjermane, ajo është e vijon të jetë në Tiranën politike, - e cila nuk arrin të kuptojë se vetëm reformat, rezultatet, stabiliteti i qëndrueshëm shtetëror e demokratik, ndarja me botën e krimit, zgjedhjet më cilësore, dhe zyrtarë të lartë përpara drejtësisë për korrupsion, - përbëjnë drejtimin e duhur drejt BE-së. Cili zyrtar është dënuar për korrupsion? Cila parti ka larguar një të inkriminuar? Cili është rezultati i prekshëm i reformës në drejtësi? Cila qeveri bëri administratë jopartiake? Cila reformë kaloi me konsensus? Zero. Të tjerat, janë e mbeten fjalë pa vlerë, alibi tipike shqiptare për konsum të brendshëm.

Dhe për skeptikët, Shqiperia nuk mund të marrë ftesë në këtë stad, por mund të nisë një proces të ndërmjetëm, si në rastin e Maqedonisë, për të cilin, kam frikë, se gjithashtu nuk jemi të përgatitur dhe siç po shoh këto ditë, - nuk kemi as vizion, as vullnet dhe as axhendë për ta realizuar!

Article Logic
Execution time: 0.021066188812256
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-60667" }