Ndahet nga jeta gazetari Andrea Stefani, humb betejën me sëmundjen

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 03-12-2016 Ndahet nga jeta gazetari Andrea Stefani, humb betejën me sëmundjen

Është ndarë sot nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Andrea Stefani.

Stefani vuante nga një sëmundje e rëndë dhe ka ndërruar jetë në një spital në Romë ku po kurohej.

Andrea Stefani për 26 vite punoi si gazetar dhe opinionist në organe të ndryshme të medias shqiptare. Ai njihej për qëndrimet dhe pikëpamjet jo konformiste me pushtetet në Shqipëri.

Dimensionit të tij si gazetar i bashkangjitej edhe aktivizmi i theksuar veçanërisht në përpjekjet qytetare kundër korrupsionit dhe dominimit autoritarist të shtetit.

Ka qenë kryeredaktori themelues i së përditshmes “Shekulli” dhe për shumë vjet drejtues i programit investigativ antikorrupsion “Hapur”. Për më shumë se 10 vjet ishte mjaft i pranishëm në debatet e televizive.

Është gjithashtu autor i librit publicistik “Albanistan”.

Redaksia e Newsbomb.al i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të kolegut.

Article Logic
Execution time: 0.0022718906402588
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61487" }