Gazetarë dhe politikanë reagojnë për vdekjen e Andrea Stefanit: Humbje për median shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 18:12 03-12-2016 Gazetarë dhe politikanë reagojnë për vdekjen e Andrea Stefanit: Humbje për median shqiptare

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryetari i LIBRA-s Ben Blushi, kolegët Blendi Fevziu, Mero Baze, Aleksandër Çipa etj, kanë reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani.

Kolegët shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e gazetarit dhe publicistit që sipas tyre solli një frymë tjetër në gazetari.

Disa nga reagimet:

Blendi Fevziu- Andrea Stefani, gazetar i njohur dhe komentator per nje kohe te gjate ne emisionin Opinion nderroi jete sot ne Rome. Ai luftoi me nje semundje te pasherueshme qe e mori nga te dashurit e tij. Ikja e tij eshte edhe nje humbjen per median shqiptare. Ngushellime familjes dhe gjithe miqve te tij.

Mero Baze- Sot dështoi të parashikimin e tij si analist i sëmundjes së vet. Një herë që doli jashtë fushës së vet rezultoi i pafat si analist. Edhe pse nuk ka asnjë arsye të ndjehet fajtor për këtë, ai me siguri që është duke turfulluar për pabesinë e sëmundjes dhe gjërat që la gjysëm pa bërë, për fëmijët dhe gruan e tij që la pas. Dhe natyrisht mijëra punë të tjera që do bënte si gazetar!

Edi Rama- Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!... Lamtumirë ANDREA STEFANI

Union i Gazetarëve Shqiptarë- Nje lajm i trishte per gjithe Unionin e Gazetareve Shqiptare dhe komunitetin e gazetareve ne pergjithesi.

Ndahet nga jeta gazetari Andrea Stefani!

Aleksandër Çipa- Andrea i dashur, lajmin e pikellimte per ikjen tende nga kjo jete, sapo e mesoj duke qene ne Gjakove. Jam me disa lote dashurie per mikun tim me te madh se vetja ne moshe, dhe nuk e di se si mund ta kthej kete ndjenje ne nje ndihme per boshesine e madhe te pazevendesueshme qe u le dy engjejve te tu, djalit dhe vajzes tende te shtrenjte!

U prehsh ne paqe miku im qe tashme e ke ngjitur shpirtin ne qiej! Ne ketu poshte do jemi sikunder ishim ne dhimbjen e njekohshme, per ty qe te kishim mik e koleg te vyer gjate gjithekohshmerise! Ti ishe i dallueshem edhe kur nder ne rendonte pengesa e madhe e padallueshmerise. Sot na dhe ndeshkimin e befte te ikjes, neser ate te dhimbshmin deri ne lot te fshehjes nen dhe, dhe pasneser ate te mungeses dhe vendit bosh ne panele dhe ne jeten e komunitetit tone.

Çim Peka- I ashper ne studio, elegant jashte saj, i pozicionuar por i pa kapur. Ishte vetvetja. U preht ne paqe. Ngushellime familjes.

Ben Blushi- Me dhimbje mësuam se u nda nga jeta gazetari dhe analisti Andrea Stefani. Ngushëllime, familjes dhe të afërmve!

Engjëll Musai- Ndahet nga jeta shkrimtari dhe publicisti i shquar Andrea Stefani.Trishtim per nje mjeshter te fjales dhe te debatit politik ...

Mimi Kodheli- Një tjetër mik i mirë largohet nga jeta. Jam e pa fjalë për humbjen e parakohshme të Andreas. Lamtumirë djalë i mençur, penë e fortë, baba i devotshëm, djalë, vëlla e bashkëshort i mirë, qytetar i drejtë e i guximshëm! R.I.P. Andrea Stefani

Article Logic
Execution time: 0.0023701190948486
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61493" }