Si ike kështu miku im Andrea!

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:12 03-12-2016 Si ike kështu miku im Andrea!

Nga Aleksandër Çipa

Ky është lajm-pikëllime. Andrea Stefani e ka ndalur frymën papritur dhe befas ka kaluar në ameshim, duke lënë në këtë jetë dy fëmijët e tij engjëj ende të parritur mirë dhe zonjën e vet në një barrë të rëndë vetmie. Gazetari i vërtetë, analisti i angazhuar dhe njëherësh punëtor i paepur për të vërtetat që besonte dhe mbronte, është ndarë nga ne, miqtë e kolegët e vet, duke e lënë gazetarinë e sotme shqiptare pa zërin dhe emrin e dallueshem e aq pasionant.

Une kam qene nje nder miqte e afert te tij, por ne menyre te vecante ne 10 vjetet e fundit, per shkak se ai ka meriten e vetme te ideuesit, bashkethemeluesit, bashkedrejtuesit dhe aktivitit zekumbues te organizates me aktive e me te madhe te gazetareve ne vend, Unionit te Gazetareve Shqiptare. Jane qindra dite-nete e dhjetra vite qe na kane kaluar ne proven e nje miqesie te qendrueshme e ne shtim, jane me shume se disa kohe qe na kane dhene sproven e miqesise qe shtohet edhe kur kundershtite mund te behen me te tehta. Tekstet analitike dhe sidomos pasioni i tij analizues per protagonistet dhe partitokracine e te ashtuquajturit tranzicion postkomunist shqiptar kane qene vijueshmerisht nje arsye per shtim te debatit dhe diskutimit plural ne Shqiperine e me shume se 20 vjeteve te fundit.

Andrea i dashur, lajmin e pikellimte per ikjen tende nga kjo jete, sapo e mesoj duke qene ne Gjakove. Jam me disa lote dashurie per mikun tim me te madh se vetja ne moshe, dhe nuk e di se si mund ta kthej kete ndjenje ne nje ndihme per boshesine e madhe te pazevendesueshme qe u le dy engjejve te tu, djalit dhe vajzes tende te shtrenjte!

U prehsh ne paqe miku im qe tashme e ke ngjitur shpirtin ne qiej! Ne ketu poshte do jemi sikunder ishim ne dhimbjen e njekohshme, per ty qe te kishim mik e koleg te vyer gjate gjithekohshmerise! Ti ishe i dallueshem edhe kur nder ne rendonte pengesa e madhe e padallueshmerise. Sot na dhe ndeshkimin e befte te ikjes, neser ate te dhimbshmin deri ne lot te fshehjes nen dhe, dhe pasneser ate te mungeses dhe vendit bosh ne panele dhe ne jeten e komunitetit tone. Do na mungosh miku, kolegu yne, Ti qe nuk e njihje mungesen ne aktivizime per nje shoqeri qe e konceptoje pakrahasueshmerisht si nje demokraci qe duhej te misherohej dhe jo si nje demagogji qe ripremtohej. Lamtumire i shtrenjti koleg! Lamtumire mik i vyer! Lamtumire vellai yne qytetar i klasit te tille!

Article Logic
Execution time: 0.017267942428589
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61497" }