Sali Berisha për Andrea Stefanin: U nda nga jeta kundërshtari i palëkundur i imi

Publikuar tek: politike, më 21:12 03-12-2016 Sali Berisha për Andrea Stefanin: U nda nga jeta kundërshtari i palëkundur i imi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndarjen nga jeta të gazetarit Andrea Stefani duke i shprehur ngushëllime famijes dhe miqve të tij.

Në reagimin e tij, Berisha e konsideron Stefanin si një avokat të vendosur të së majtës dhe kritik e kundërshtar të palëkundër të tijin. Për ish-kryeministrin, ndarja nga jeta e Andrea Stefanit lë një boshllëk të vërtet në arenën e debatit dhe publicistikës në Shqipëri.

“Ngushëllim! Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte një avokat i vendosur i të majtës, kritik dhe kundërshtar i palëkundur i imi dhe të djathtës së vendit, që lë një boshllëk të vërtet në arenën e debatit dhe publicistikës tonë. Me këtë rast i shpreh familjes së të ndjerit dhe miqve të tij ngushëllimet e mia më të sinqerta”, shkruan Berisha. 

Andrea Stefani u nda nga jeta ditën e sotme pas betejës së humbur me një sëmundje të rëndë.

Article Logic
Execution time: 0.016828060150146
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61507" }