Andrea vdiq i varfër por gjysma e popullit vjellin vrerë ende pa u varrosur

Publikuar tek: analiza-komente, më 12:12 04-12-2016 Andrea vdiq i varfër por gjysma e popullit vjellin vrerë ende pa u varrosur

Nga Kreshnik Spahiu

Gazetari Andrea Stefani vdiq në varfēri dhe jetoi deri ditën qē ndreoi jetë në një apartament 1+1 guzhinë tek rruga Elbasanit.

Çuditërisht komentuesit në rrjete sociale shpërrthyen me sharje dhe baltojsje thjesht nga një mesazh ngushēllimi që publikova për njeriun me tē cilin punova rreth 5 vite në programin amerikan USAID. Prej 7 vitesh nuk e iksha takuar sepse Andrea ishte një nga opozitarët kundër Aleancës Kuqezi dhe kritik i ashpër i imi dhe i së djathtës. Gjithsesi gazetari Andrea Stefani meritonte respekt për karierën e tij të shkëlqyer.

Andrea shkroi 22 libra dhe shahet sot nga njerëz që nuk kanë lexuar 22 faqe në jetë. Andrea njihte 4 gjuhë të huaja dhe baltoset nga analfabet të shqipes. Andrea shkroi qindra analiza ekonomike dhe ofendohet nga ata që nuk njohin tabelën e shumzimit.

Andrea ishte gazetari më i vlersuar nga SHBA dhe BE por sot pēshtyhet nga njerëz që mbjellin hashash. Andrea në jetë e tij të shkurtër as nuk vrau dhe as nuk vodhi por ishte rrogtar dhe vdiq nē modestinē e një profesionisti. Më kritikoi pēr shumē vite mua dhe dhjetra politikanë të cilët kemi bërë më shumë gabime se Andrea që nuk pati kurrë një karrige pushteti.

Andrea iku por pas la shum mllef tek ata që nuk kuptojnē që kemi lind si njerëz të lirë dhe e vetmja e drejtë është fjala. Andrea iku por pa u varrosur iu hodh shumē baltë nga ata që nuk kuptuan kurrë se Shqipërisë nuk i vjen e keqja nga fjala dhe kritikat nuk janë kurrë të dëmshme.

Më fal o miku im që u largove nga kjo botë dhe s'të falenderova kurrë për opozitën e (pa)drejtëtë që më bëre sepse e drejta nuk është e vërteta absolute e askujt.

Lamtumirē Andrea nga Shqipëria e cila vazhdon të poshtëroj edhe të vdekurit ende pa u varrosur. Më vjen keq Andrea që ike nga kjo botë dhe nuk kuptove që shqiptarin e vret fjala, andaj prit baltën nga një popull i pafe që prishi kisha dhe xhamija.

U prefsh në paqe; pasi ju largove ferrit.....

Article Logic
Execution time: 0.0024569034576416
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61546" }