“Gang City”, kjo foto e Shqipërisë të kapur nga krimi i organizuar ekspozohet në Venecia

Publikuar tek: kulture-art, më 15:12 04-12-2016 “Gang City”, kjo foto e Shqipërisë të kapur nga krimi i organizuar ekspozohet në Venecia

Italia prej kohësh është rrënuar nga aktiviteti i mafias, që ka lënë plagë të thella në jetën periferike të shumë prej qyteteve të saj.

Një ekspozitë e çelur në Venecia ka për qëllim të tregojë efektet e krimit të organizuar në komunitet, raporton neësbomb.al.

Megjithatë ekspozita “Gang City” nuk qëndron vetëm në Itali, por tregon se ky fenomen ekziston edhe në shumë vende të tjera të botës si Brazil, SHBA dhe Shqipëri.

Fotografia e Shqipërisë është realizuar nga Francecso Cito, fitues i disa çmimeve prestigjoze fotografike.

Ajo paraqet një perspektivë të Shqipërisë pas rënies së komunizmit në vitet 1990 dhe si krimi tundoi një vend në varfëri. Një person numëron një tufë parash në Shkodër.

Screenasdwfgw34t3t3tsshot_1.jpg

Me më shumë se 80 fotografi, që datojnë nga mesi i viteve 1980, ekspozita thekson lidhjen mes dhunës së bandave dhe shkatërrimit urban.

asdafradfgfghnshot_1.jpg

Ceremonia e pranimit në bandën Mara Salvatrucha të një djali 15-vjeçar në San Salvador, El Salvador.

Scasda3rgtghhhenshot_1.jpg

Policia e Los Angelesit thotë se qyteti ka rreth 450 banda me 45,000 anëtarë. Kjo foto është realizuar një vit para protestrave “Rodney King” të vitit 1992 që tronditën Los Angelesin.

Article Logic
Execution time: 0.0022528171539307
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61563" }