Ndarja nga jeta e Andrea Stefanit, homazhet nesër në TVSH

Publikuar tek: aktualitet, më 08:26 05-12-2016 Ndarja nga jeta e Andrea Stefanit, homazhet nesër në TVSH

Trupi i pajetë i publicistit të ndjerë Andrea Stefani pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e të martë.

Trupi do vendoset shkurtazi për homazhe në ambjentet e TVSH përpara se të përcillet në banesën e fundit.

Andreas i ishte diagnostikuar pak muaj më parë një tumor në stomak.

Ai nuk dëshironte që sëmundja e tij të bëhej publike dhe vazhdimisht qetësonte ata pak miq që e dinin duke u thënë se kurimi po ecte mire, shkruan Dita.

Për fat të keq, kimioterapia nuk dha efektet e pritshme. Ndërhyrja kirurgjikale rezultoi fatale.

Kolegu ynë është shuar të shtunën pasdite në një spital në Romë.

Andrea Stefani ka lindur në 8 dhjetor të vitit 1958 dhe pas pak ditësh do festonte 58 vjetorin.

Fati i lig e deshi që data e tij e lindjes dhe ajo e vdekjes të ishin kaq pranë.

La pas bashkëshorten e tij Enkeleden dhe dy fëmijë, Danielin 15 vjeç dhe Stefaninë 12 vjeçe.

Më shumë në këtë kategori: « Krim horror në Korçë, babai vret dy fëmijët dhe veten (EMRI, FOTOT NGA VENDNGJARJA)
Horrori në Korçë/ “Ngjituni lart”, gjyshi gjeti dy fëmijët të vdekur në dhomë, fqinjët dëgjuan britmat e 4 dhe 6 vjeçarit »
Article Logic
Execution time: 0.0064258575439453
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-61616" }