Vazhdojnë provokimet në Mitrovicë, pas ngritjes së murit shfaqet “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”

Publikuar tek: rajon, më 18:12 09-12-2016 Vazhdojnë provokimet në Mitrovicë, pas ngritjes së murit shfaqet “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”

Derisa në Kosovë flitet për shuarjen e strukturave paralele, në Mitrovicë, në veri të vendit shihen transparente të këtyre strukturave ilegale.

Një i tillë është vendosur nga “Mbrojtja Civile” pak metra larg murit të ngritur te ura e Ibrit, raporton “Zeri”.

Në këtë transparent shkruhet: “Republika e Serbisë”, “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, “Mbrojtja Civile”, “Në Shërbim të Popullit”.

Ky është provokimi i radhës që bëhet nga strukturat serbe në veri të Mitrovicës pas ngritjes së një muri pak urës së lumit Ibër. Autoritetet kosovare dhe opozita në Shqipëri ka dënuar këtë veprim. 

auto_2Mitrovica-veriu_copy1481305895.jpg

Article Logic
Execution time: 0.016284942626953
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-62159" }