Degjeneron këngëtari teksa fyen Artiola Toskën dhe Brunon: Keni ngatërruar k*** me dollarin

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:12 10-12-2016 Degjeneron këngëtari teksa fyen Artiola Toskën dhe Brunon: Keni ngatërruar k*** me dollarin

Mbrëmjen e sotme mbyll siparin festivali i mirënjohur “Kënga Magjike” pas dy netëve gjysmë finale, ku performuan një numër i madh këngëtarësh “big” e të rinj.

Ashtu si çdo vit edhe këtë herë kanë filluar të dalin në sipërfaqje pakënaqësitë e para në lidhje me garën mes artistëve.

Kësaj here kënga “Mirmengjes Dashni” e cila është sjellë në skenë nga  “bilbili” i këngës sonë popullore, Artiola Toska, artiste kjo e cila prej vitesh ka kontribuar në rritjen e vlerave të muzikës qytetare, në bashkëpunim me Bruno, i cili tashme njihet si një nga kengëtarët e muzikës moderne shqiptare, duket se po korr një sukses, i cili ka ndezur ndjenjën e xhelozisë ndërmjet artistëve të tjerë dhe më konkretisht të vëllezërve korçarë “Endri dhe Stefi” të cilët thuajse me të njejtin profesionalizëm kanë performuar muzikë me nota qytetare, por që me sa duket kur e dëgjojnë të interpretuar nga artistë të tjerë i tingëllon si muzikë “masakruese tallava”.

Endri Prifti, i cili këtë vit konkuron bashkë me vëllain, Stefin me këngën “Për ty” ka shfaqur hapur pakënaqësitë e tij dhe është shprehur në mediat e shkruara dhe ato sociale se këtë vit festivali është “masakruar nga tallavaja” duke shënjestruar bashkëpunimin e Artiola Toskës dhe Brunos, “Mirmëngjes dashni”. Endri është shprehur gjithashtu se “..fajin e kanë vetë këta që shpien këngë popullore në një festival. Duhet të shkojnë në festivali i Gjirokastrës, por e ngatërrojnë atë e di ti, ....me dollarin”.

Pikë së pari, duke ditur se Endri ka një sërë vitesh të mira qe interpreton në lokalet e natës ku këndohen të gjitha rrymat e mundshme muzikore, por edhe në skena festivalesh ku ai së bashku me të vëllain renditen ndër këngëtarët që kanë eksperimentuar herë me këngë të lehta, herë me balada e herë me këngë popullore, i gjithë ky reagim kaq “agresiv” ndaj këngës së Artjoles ka çuditur publikun në rrjet. E për më tepër kur  “Mirmëngjes dashni” është një ndërthurje të notave të muzikës sonë popullore dhe asaj moderne, por aspak të rrymës tallava siç e cilëson ai.

Mund të risjellim në memorie edicionet e kaluara të Këngës Magjike, ku vëllezërit kanë marrë pjesë me këngë mjaft të suksesshme, që kanë bërë bujë përgjatë gjithë kohës kur zhvillohej festivali. Ndër këto këngë ia vlen të përmendim “Serenata”, “Jepe jepe” dhe “Mamën ti mos e gënje”, të cilat kishin motive popullore dhe ishin ndërthurje të rrymave muzikore qytetare. Kjo edhe për vetë faktin se në festival nuk ka një rregull të shkruar që e përcakton festivalin si një kompeticion rock, pop, jazz, të lehtë apo popullor.

Gjithashtu duke qendruar në llogjiken (Festivali i Gjirokastrës VS Kënga Magjike), nëse do të rikthehemi pak në kohë, jo më larg se në vitin 2012, do të shohim se një nga këngët hit të “Këngës Magjike” ishte edhe “Ngjyra e Kuqe”, nga Adrian Gaxha dhe Floriani, këngë kjo që kishte mjaft elementë “tallava”, por që jo vetëm u pranua apo dikush u ankua, po edhe fitoi një çmim mjaft të rëndësishëm, “Çmimi i Internetit”.

Ndërkohe për të qenë realistë dhe të sinqertë një problem serioz që shpesh has muzika jonë është kopjimi dhe huazimi i muzikës se fqinjëve tanë grekë, etj,  duke e shitur si art shqiptar, dhe largimi nga vlerat tradicionale apo ato të tabanit tonë popullor e qytetar, trend ky nga i cili nuk përjashtohen as vëllezërit korçare, mjafton të kërkosh në Youtube albumin e vëllezërve Prifti me titull, “Dua të më tregosh”, dhe do të mund të shikojme se kënga “Të mos kem frikë të ëndërroj” është një material i vjedhur nga artisti grek “Stelios Rokkos” me titull “Παραμύθi”, ku për më tepër nuk është kopjuar vetëm muzika, por edhe teksti këngës, i cili është përkthyer fjalë për fjalë nga greqishtja në shqip.

Pavarësisht gjithe kësaj zallamahie, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çfarë do të ndodhë sonte në finalen e “Këngës Magjike”. Të tjerat i vendos publiku.

*Marrë nga Blitz

Article Logic
Execution time: 0.0023989677429199
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-62264" }