Endri Prifti ia “plas” Brunos në fytyrë: Kënga është e vjedhur! Përfshihet edhe Flori Mumajesi: Ndjehem i fyer

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:12 11-12-2016 Endri Prifti ia “plas” Brunos në fytyrë: Kënga është e vjedhur! Përfshihet edhe Flori Mumajesi: Ndjehem i fyer

Debati i nisur në rrjetet sociale për pakënaqësitë e Endri Priftit me këngën e Artiola Toskës dhe Bruno, pjesëmarrëse në Këngën Magjike, janë zhvendosur edhe në emisionin “E Diela Shqiptare”

Vëllezërit Prifti i kanë rënduar “akuzat”, duke shtuar se kënga e Artiolës me Brunon, jo vetëm që nuk është e përshtatshme për atë festival por është e vjedhur, me motive sllave nga këngëtari Pandeli Pandelis. Pas akuzave për këngë të vjedhur ka ndërhyrë me telefon autori i këngës, Flori Mumajesi.

Debati:

Endri Prifti: E kam me këto portalet, se ç'kanë me ne, kanë shkruar që Endri ka sharë Artiolën, se si mund ta shajë unë Artiolën. Këta janë ngatërruar.

Bruno: Këtu thotë, "s'ka faj Arditi, e kanë fajin këta që nuk e çojnë në Festivalin e Gjirokastrës". Për kë këngë e kishe?

Endri: Kënga e Artiolës është shumë e bukur.

Bruno: Nuk është nevoja ta vlarësoje ti, e vlerësoi publiku.

Endri: Mendimi im është që kënga është shumë e bukur por nuk është për këtë festival.

Bruno: Tallava këndojmë ne apo ju nëpër koncerte?

Endri Prifti: Kënga është me motive sllave, do të të jap një variant të kopjuar. Nuk është tallava. Mendimi im dhe unë jam shumë i sinqert me këtë që po them, kënga nuk ka motive shqiptare.

Ndërhyn Flori Mumajesi në telefon:

Flori: Nuk dua të merrem fare me analizat që bëjnë kolegët aty. Ndonjëherë është mirë që gjërat t’i mirëkuptoni. Gara është luftë çdo ditë dhe ne si artistë do të pëlqenim ndonjë gjë pozitive.

Flori: Ne kemi të gjithë familje, miq, shokë, ajo fjala ... (pika, pika) është modeli më i rëndë që ne mund të japim. Ndjehem i fyer, i ofenduar.

Stefi: E ke shumë gabim, ajo është për festivalet jo për këngën apo kengetaret

Flori: E ke shumë gabim

Endri: Po mos e ço kështu

Flori: Këtë punë keni ju, gjynah gjynah

Endri: Dëgjo ti Flori, nëse do të flasësh me ironi, ky nuk është vendi për të bërë kuvend.

Flori: Edhe lerini llafet se publiku do këngë të mira jo llafe

Stefi: Po na thua ne të bëjmë këngë ti?

Flor: Jo e kam në përgjithësi

Stefi: Secili nga ne ka vënë gurin e vet në muzikë. Unë kam respekt për punën tënde dhe s'e di dhe pse po e bëjmë këtë debat bashkë.

Flori: Se më përmendët emrin. E  mos flasim për këngë të vjedhura se ju keni...

Stefi: Po e pranojmë. 7 nota janë ato.

Bruno: Ti ke inat tallavanë. Ti që këndon o moj unaza.

Stefi: E kam dobësi se ashtu jam betuar diku po nejse...

Endri: Jo e këndojmë unazën po e këndojmë në 5 të mëngjesit

Article Logic
Execution time: 0.0024070739746094
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-62327" }