Reagimi i ashpër i Blushit: Rama, Berisha dhe Meta po kërcënojnë Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 21:12 13-12-2016 Reagimi i ashpër i Blushit: Rama, Berisha dhe Meta po kërcënojnë Shqipërinë

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar ashpër pas vendimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së për të mos pranuar hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Blushi thekson se ky është çmimi i kanabisit, i banditëve që hyjnë në Kuvend, i vonesës së reformës në drejtësi dhe i parave që rrezikojnë të blejnë zgjedhjet që Shqipërisë i duhet të paguajë.

Deputeti ngarkon me përgjegjësi aktorët kryesorë të politikës, Edi Ramën, Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët i konsideron si kërcënim për vendin.

“Bashkimi Europian nuk na caktoi serish datë për hapjen e negociatave. Është njëlloj sikur të të ftojnë për kafe por mos të thonë as ditën, as orën dhe as vendin. Ky është cmimi i kanabisit, i banditëve që hyjnë në Kuvend, i vonesës së Reformës në Drejtësi dhe i parave që rrezikojnë të blejnë zgjedhjet! Ndërkohë tre pergjegjësit e shtyrjes së takimit me Europen janë të ngarkuar me punët e tyre të perditshme: Deliri kërcënon Europën, Saliri kërcënon Delirin, ndërsa Iliri kërcenon veten. Në fakt të tre kercënojnë Shqipërinë”, shkruan Blushi.

Lexo edhe: Zbardhen qëndrimet, çfarë deklaruan Franca, Gjermania, ‘Beneluksi’, Greqia për hapjen e negociatave me Shqipërinë, një prej shteteve vendosi kusht zgjedhjet e 2017

Article Logic
Execution time: 0.0022470951080322
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-62564" }