Dështon vrasja në Pukë, i riu shpëton fatmirësisht nga gafa e atentatorëve (Video)

Publikuar tek: aktualitet, më 22:12 13-12-2016

Në korrik të vitit 2015 është tentuar të kryhet një tentativë vrasjeje ndaj një të riu në Fushë-Arrëz, Pukë. Nga pamjet e kamerave duket se si djali po vjen me një makine tip Audi dhe ndalon, kur befas pas tij vjen një makinë tip Mercedes-Benz. Nga makina e dytë dalin dy të rinj me armë, ku njëri prej të cilëve duket se si e mbush pistoletën dhe qëllon dy herë ndaj djalit. Fatmirësisht objektivi i atentatit arrin të shpëtojë dhe i jep gaz makinës duke u larguar.

Por përveçse nuk arrijnë dot të realizojnë vrasjen, dy personat me sa duket nga emocionet, harrojnë të vendosin frenat e dorës te makina e tyre. Për pasojë në momentin që objektivi i atentatit largohet, njëkohësisht “largohet” edhe makina e tyre. Ajo bie në humnerë prej gati 50 metrash duke u bërë copë e çikë. Të papara janë momentet kur dy autorët vrapojnë me armë në dorë pas makinës që po bie në humnerë. Një histori vërtetë tragjiko-komike që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.

Ndërkohë djali i cili ishte objektiv i kësaj tentative vrasjeje, informon se as policia e Pukës dhe as gjykata nuk kanë marrë mundimin të merren me këtë çështje. Ai madje akuzon edhe shefin e komisariatit të Pukës i cili sipas tij ka lidhje familjare me dy autorët e ngjarjes të cilët raportohen se janë vëllezër. Urojmë që policia dhe drejtësia ta ndjekin sa më parë këtë çështje. Në vijim ju ftojmë të ndiqni videon. /JetaOshQef

Article Logic
Execution time: 0.015192031860352
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-62572" }