Mandat arresti ndëkombëtar për dy shqiptarët që masakruan italianen, njëri rezulton i vdekur

Publikuar tek: rajon, më 18:12 17-12-2016 Mandat arresti ndëkombëtar për dy shqiptarët që masakruan italianen, njëri rezulton i vdekur

Prokurorët e Akuilës kanë kërkuar mandate arresti ndërkombëtar për dy shstetasit shqiptarë që në vitin 2013 vranë brutalisht gjatë tentativës për të grabitur një shtetase italiane që po tërhiqte paratë në bankomat shumë pranë policisë së qytetit.

Ngjarja ka ndodhur në shkurt të vitit 2013 dhe italiania mbeti e plagosur rëndë. Dy shqiptarët u identifikuan si K.N. 19 vjeç dhe A.X. 23 vjeç.

Ata janë dënuar në mungesë me 10 vjet burg. Mirëpo, njëri prej tyre, K.N. rezulton i vrarë në apartamentin e tij në Vlorë vetëm 8 muaj pas grabitjes.

Nga verifikimet, rezulton se ai eshte K. Nelaj, i cili mbrëmjen e 1 tetorit u plagos nga pakujdesia me pistolete ne koke ne apartamentin e tij, ku qendronte me nje shok.

Ai u dergua ne spital, por humbi jeten disa dite me pas. Tjetri, A.X. është ende në kërkim, edhe pse u lokalizua në Tiranë në vitin 2015.

Article Logic
Execution time: 0.0022828578948975
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-62969" }