LSI, Luan Rama kërkon angazhimin e PS-PD për reformën zgjedhore: Jo vetëm vullnet, është testi i radhës

Publikuar tek: politike, më 13:17 18-12-2016 LSI, Luan Rama kërkon angazhimin e PS-PD për reformën zgjedhore: Jo vetëm vullnet, është testi i radhës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar nga partitë politike që të angazhohen seriozisht në realizimin e reformës zgjedhore.

Duke folur në emër të LSI-së, Luan Rama i bëri thirrje PS-së dhe PD-së që të mos tregojnë vetëm vullnet, por të angazhohen që kjo reformë të realizohet në bazë të rekomandimeve të ODIHR.

“I ftoj forcat politike, veçanërisht PS dhe PD, që të shprehin jo thjesht vullnetin por të demostrojnë angazhimin e tyre real për të bërë të mundur realizmin e reformës zgjedhore. LSI është e gatshme të ofrojë kontribuin e vet për mbërritjen e konsensusit të nevojshëm, në mënyrë që reforma të realizohet. Kjo reformë do të bëjë të mundur edhe suksesin e reformës në drejtësi dhe të gjitha reformave të tjera”, tha Rama.

Sa i përket përplasjes me PD-në ditët e fundit, Luan Rama u shpreh: “PD është sovrane në qëndrimin që mban, ashtu edhe LSI dhe padashur t'i hyjë polemikave pavend, po ju të them që reforma zgjedhore është testi i radhës.” 

Më shumë në këtë kategori: « Nishani në Berlin, flet në Konferencën Vjetore të Institutit për Diplomaci Kulturore
Fatos Klosi: Politikanët kanë kërkuar garanci nga SHBA-BE për pasuritë, ja çfarë fshihet pas vizitës së 3 zyrtarëve amerikanë »
Article Logic
Execution time: 0.021950960159302
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63037" }