PD protestë para bashkisë së Durrësit, kërkohet dorëheqja e Dakos

Publikuar tek: politike, më 08:12 19-12-2016 PD protestë para bashkisë së Durrësit, kërkohet dorëheqja e Dakos

Partia Demokratike ka organizuar sot një protestë përpara bashkisë së Durrësit ku ka kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Vangjush Dako.

Deputetët dhe këshilltarët e opozitës në këtë bashki bëjnë fajtor kryebashkiakun Dako për lirimin nga burgu të “të fortit” të Durrësit, Lulzim Berisha.

Ndërkohë, prokuroria ka nisur hetimet për procesin gjyqsor ku u lirua Berisha dhe përfshirjen e bashkisë së qytetit bregdetar.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i ka dërguar disa ditë më parë një kërkesë kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Dakos.

Lexo edhe: Deputeti i PD kërcënon Ramën: Zgjedhje të lira ose zbatohet precedenti maqedonas

Article Logic
Execution time: 0.0022909641265869
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63091" }