Përgjigjja e Venecias për vetting-un sjell në Tiranë ministrin gjerman

Publikuar tek: politike, më 11:42 19-12-2016 Përgjigjja e Venecias për vetting-un sjell në Tiranë ministrin gjerman

Pak ditë pasi Komisioni i Venecias i është përgjigjur zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese Shqiptare për ligjin e vetting-ut, pjesë e paketës së reformës në drejtësi, në Tiranë mbërrin ministri gjerman i Shtetit për Çështjet Europiane, Michael Roth.

Roth do të takohet fillimisht me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushatin dhe më pas do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Temë e diskutimeve pritet të jetë pikërisht hyrja në fuqi i ligjit të vetting-ut, që tashmë varet vetëm nga Gjykata, pasi Venecia e konsideroi atë në përputhje të plotë me Kushtetutën.

Është ky ligj që po mban peng hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ku Gjermania luan një rol të jashtëzakonshëm.

Më shumë në këtë kategori: « Ministri Manjani raporton në Komision: Këto janë kategoritë që nuk përfitojnë nga aministia e fundvitit
Pas humbjes kreu i PAA nuk ndalet, shkon në Ersekë dhe prezanton kandidatin për deputet »
Article Logic
Execution time: 0.022665023803711
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63102" }