Shumë pranë nesh, një grua myslimane do bëhet kryeministre e vendit të saj ortodoks

Publikuar tek: rajon, më 08:12 22-12-2016 Shumë pranë nesh, një grua myslimane do bëhet kryeministre e vendit të saj ortodoks

Shumë pranë Shqipërisë, një grua dhe mbi të gjitha një myslimane do të bëhet kryeministre e shtetit të saj me shumicë ortodokse.

Sevil Shhaideh është nominuar nga Partia Social Demokrate për të qenë kryeministrja e re e Rumanisë. Kjo parti ka fituar zgjedhjet e 11 dhjetorit, por lideri i saj Liviu Dragnea nuk mund të bëhet kryeministër për shkak të një hetimi që ka nisur ndaj tij, ndërsa presidenti i vendit, Klaus Iohannis, ka kërkuar një figurë të pastër në mënyrë që ta dekretojë në krye të qeverisë.

52 vjeçarja Shhaideh ka mbajtur më parë postin e Ministres së Zhvillimit Rajonal dhe Administratës Publike dhe vjen nga komuniteti minoritar tartar, që i përket besimit mysliman.

Për t’u bërë kryeministre e Rumanisë, Sevil Shhaideh duhet të marrë firmën e presidentit dhe më pas aprovimin nga Kuvendi, që për analistët vendas nuk paraqet ndonjë vështirësi.

Article Logic
Execution time: 0.018355846405029
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63402" }