Milan superkampion me “adoleshentë”, i jep leksione Juventusit

Publikuar tek: sport, më 20:12 23-12-2016 Milan superkampion me “adoleshentë”, i jep leksione Juventusit

Superkupa e Italisë është fituar nga Milani në takimin ndaj Juventusit nga pika e bardhë e penalltisë.

Koha e rregullt nuk ka mjaftuar për të vendosur për fituesit, janë dashur dhe minutat shtesë për të rritur adrenalinën në fushë dhe më pas për të shkuar tek ekzekutimi i penalltive.

Rezultati në kohën e rregullt ka përfunduar 1-1. Për Juventus Chiellini ka shënuar në minutën e 18-të, ndërsa Bonaventura ka barazuar në minutën e 38-të.

Pas këtij rezultati, fituesi është vendosur nga penalltitë dhe ja ka dalë Milani të ngrejë këtë kupë.

Article Logic
Execution time: 0.0023601055145264
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63580" }