Rama ua bën të qartë socialistëve mbështetjen për Vangjush Dakon, veprimi domethënës në drekën e Ansamblesë

Publikuar tek: politike, më 20:12 23-12-2016 Rama ua bën të qartë socialistëve mbështetjen për Vangjush Dakon, veprimi domethënës në drekën e Ansamblesë

Kryeministri Edi Rama vazhdon të tregojë mbështetjen e fuqishme për kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, i cili është vënë nën hetim nga Prokuroia, i dyshuar se ka favorizuar lirimin parakohshëm të Lulzim Berishës nga burgu.

Burime të sigurta kanë bërë të ditur për Newsbomb.al se në drekën e shtruar pas Ansamblesë së PS-së, në tavolinën e Ramës ishte ulur gjithashtu Vangjush Dako. Qëndrimi në të njëjtën tavolinë i Ramës dhe Dakos është një mesazh i qartë edhe për ata kritikë të Dakos brenda partisë.

Në tavolinë kanë qenë të ulur gjithashtu Blerina Gjylameti, Gramoz Ruçi dhe Artan Lame, ndërsa kryeministri ka kërkuar të mos bëhen foto dhe video në këtë takim 'brenda familjes'.

Lexo edhe: Deputeti i PS i sëmurë në Itali, Rama nuk e harron por ngre dolli për shëndetin e tij

Article Logic
Execution time: 0.018165111541748
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63588" }