Bilanc lufte në Çikago, 27 të plagosur dhe 7 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 21:12 25-12-2016 Bilanc lufte në Çikago, 27 të plagosur dhe 7 të vdekur

Vetëm gjatë 48 orëve të fundit, gjatë fundjavës së Krishtlindjes në Çikago janë vrarë 7 persona dhe kanë mbetur të plagosur 27 të tjerë në ngjarje të ndryshme kriminale.

Vrasjet, grabitjet, sherret banale dhe përplasjet mes bandave kanë ndjerë rritje të madhe në qytetin amerikan gjatë vitit të fundit dhe tashmë janë kthyer në situatë të zakonshme, shkruan newsbomb.al.

Vetëm gjatë muajit të dhjetorit janë regjistruar 42 vrasje. Sot një 10 vjeçar hispanik është vrarë gjatë një sherri banal për të dashurën ndërsa një person i dehur qëlloi për vdejke një klient dhe plagosi 4 të tjerë në një klub nate. /Newsbomb.al

Article Logic
Execution time: 0.021667003631592
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63746" }