"Dekriminalizimi", Manjani: Politika të distancohet se nuk ndihmon, të mos lejojë “kriminelët” e rinj

Publikuar tek: politike, më 12:12 27-12-2016

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i bën thirrje politikës të distancohet nga çështje konkrete që kanë të bëjnë me dekriminalizimin, pasi debate politik nuk ndihmon.

Në një postim në Facebook, Manjani i sugjeron politikës që vitin e ardhshëm të mos lejojë penetrimin e kriminelëve të rinj në poste drejtuese.

Manjani në Facebook:

"Dekriminalizimi" i institucioneve publike nga persona me të shkuar kriminale është tema që po mbyll këtë vit.

Përtej diskutimeve procedurale mbi dokumenta dhe të drejtat e njeriut një gjë mbetet: kemi ende persona,që në jetën e tyre kanë kryer një krim dhe që janë zgjedhur apo emëruar në një detyrë publike! Kjo ishte moralisht e papranueshme dhe tashmë është dhe ligjërisht e tillë!

Debati politik mbi çështje konkrete nuk ndihmon! Politika duhet vetëm të distancohet sot dhe të mos lejojë nesër (vitin e ardhshëm) penetrimin e "krimineleve" të rinj në funksione drejtuese!

Nuk bëhet dot as politikë e as shtet me funksionarë vulnerabel, pra të kapur peng nga e shkuara e tyre! I burgosuri nuk mund të bëhet gardian! Ai/ajo që fjalët "ç'a ke që sheh" i përdor rregullisht nuk mund të drejtojë asgjë, përveç egos personale!

Kështu që "dekriminalizimi" si koncept i veçantë ligjor pati një efekt.

Viti që vjen është ftesë për Partitë Politike të ndalojnë "riciklimin" e këtyre personazheve!

Janë dy alternativa:të kthejmë besimin tek politika dhe shteti, ose ta shkalljmojmë atë (besimin) përfundimisht!

Kam mendimin se të pastrit, të diturit, të drejtët, të përkushtuarit dhe punëtorët do kthejnë besimin!

Të tjerët të lënë në mes të rrugës!

Jam i bindur që viti 2017 do jetë viti i kthesës!

Kështu do ta gëzojmë vërtetë vitin që vjen!

Article Logic
Execution time: 0.0022659301757812
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63902" }