Presidenti i Rumanisë refuzon të dekretojë myslimanen si kryeministre të vendit, shkak Bashar Al Assad?

Publikuar tek: rajon, më 17:03 27-12-2016 Presidenti i Rumanisë refuzon të dekretojë myslimanen si kryeministre të vendit, shkak Bashar Al Assad? Bashar Al Assad dhe Sevil Shhaideh

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis ka refuzuar të dekretojë Sevil Shhaideh kryeministre të vendit.

Pa dhënë asnjë arsye për këtë vendim, Iohannis ka kërkuar nga Partia Social-Demokrate që të propozojë një tjetër emër për kreun e ekzekutivit.

“E kam shqyrtuar me kujdes këtë propozim dhe kam vendosur që të mos e pranoj. I kam kërkuar koalicionit fitues të zgjedhjeve që të sjellë një tjetër emër”, tha presidenti për mediat vendase.

Përveç profilit të ulët politik dhe pas sensacionit të krijuar kryesisht në mediat e huaja, pasi Sevil Shhaideh i përket besimit mysliman dhe është pjesë e minoritetit tartar, mbi këtë propozim u hodhën hije të forta dyshimi.

Shhaideh është e martuar me një biznesmen sirian që sipas mediave vendase ka raporte të mira me presidentin e Sirisë, Bashar Al Assad.

Nëse Sevil Shhaideh do të kishte marrë aprovimin e presidentit ajo do të ishte kryeministrja e parë femër, myslimane, e një vendi ortodoks, por me lidhje me presidentin Assad, i kundërshtuar nga NATO dhe BE, dy organizata ku Rumania bën pjesë. 

Më shumë në këtë kategori: « Shqiptari kapet në Greqi me 14 kg kanabis, pas një orë ndjekje nga policia
Zv/ministrja e Jashtme e Shqipërisë vizitë në Athinë, Kotzias: Shqipërinë nuk e favorizojmë, por të plotësojë kushtet »
Article Logic
Execution time: 0.0037631988525391
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63936" }