Erdogan bën akuzën më të fortë kundër SHBA pas afrimit me Vladimir Putin

Publikuar tek: bota, më 18:12 27-12-2016 Erdogan bën akuzën më të fortë kundër SHBA pas afrimit me Vladimir Putin

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka bërë deklaratën më të fortë kundër SHBA-së që prej fillimit të konfliktit në Siri dhe shfaqjes së grupit terrorist të ISIS.

Gjatë një konference në Ankara, Erdogan ka thënë se “është shume e qartë” se koalicioni i udhëhequr nga SHBA është duke mbështetur grupet terroriste në Siri, përfshirë ISIS-in.

“Na akuzojnë ne se po mbështesim ISIS, ndërkohë që janë ata që mbështesin ISIS, YPG dhe PYD. Është shumë e qartë. I kemi të provuara me prova, me foto dhe video”, tha Erdogan.

Kjo është akuza më e fortë që Erdogan i drejton SHBA-së që pas afrimit me Rusinë e Vladimir Putin. Turqia, Rusia dhe Irani ia kanë arritur që me marrjen e qytetit të Alepos nga ushtria e presidentit Bashar Al Assad, të nxjerrin perëndimin jashtë Sirisë dhe do të jetë këto tre shtete që do të përcaktojnë tashmë të ardhmen e këtij vendi. 

Article Logic
Execution time: 0.024648904800415
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-63952" }