Bylykbashi: Reforma zgjedhore është gur themeli. I përgjigjet Balla: Po bëni çdo gjë për ta bllokuar

Publikuar tek: politike, më 14:12 28-12-2016 Bylykbashi: Reforma zgjedhore është gur themeli. I përgjigjet Balla: Po bëni çdo gjë për ta bllokuar

Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, njëkohësisht deputet i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët të mërkurën e konsideroi reformën elektorale gurin e themelit për suksesin e çdo reforme tjetër.

Suksesi i kësaj reforme, theksoi ai, do të bëjë të mundur që në parlament të mos futen kriminelë, e më pas me votën e tyre të mos mbajnë peng reformat e tjera të rëndësishme.

Sipas tij, mazhoranca nuk ka bërë asgjë deri tani dhe asnjëherë nuk është ulur me PD-ne për të rënë dakord ose për të bërë propozime. Suksesi i kësaj reforme do të bëjë të mundur që në parlament të mos futen kriminelë.

Duke folur për platformën zgjedhore, te propozuar nga opozita, Bylykbashi tha se kërkese e PD-së mbetet përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, si mundësia më e mirë për të shmangur shitblerjet masive të votës.

“Sistemi elektronik eliminon problemet, siç është shitblerja e votës”, nënvizoi ai.

Megjithatë, Balla ka reaguar duke theksuar se Reforma zgjedhore duhet bërë sipas rekomandimve të OSBE dhe ODIHR. Ai ka akuzuar PD-në se po përpiqet të bllokojë realizimin e reformës.

Article Logic
Execution time: 0.0022239685058594
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64028" }