Erdogan paralajmëron SHBA dhe Perëndimin: Ata që punojnë me terroristët do mbyten në gjak dhe lot

Publikuar tek: bota, më 12:12 29-12-2016 Erdogan paralajmëron SHBA dhe Perëndimin: Ata që punojnë me terroristët do mbyten në gjak dhe lot

Vetëm pak ditë pasi akuzoi drejtpërdrejt Uashingtonin se po punon me ISIS, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka shtuar dozën e kërcënimeve për shtetet perëndimore dhe NATO-n.

Në fjalën e tij Erdogan tha: "Si Turqi që prej shumë kohësh u kemi bërë thirrje vendeve perëndimore që ‘të mos bëjnë dallime mes grupeve terroriste, dhe të sillen në përputhje parimore‘. Përkundër kësaj kryesisht Amerika dhe disa vende të tjera me pretendime të ndryshme nga ana e tyre me mashtrime me lojëra shkronjash kanë zgjedhur rrugën duke mbështetur publikisht organizatat që masakrojnë të pafajshmit në rajonin tonë. Edhe kur ne e themi këtë zotërinjtë shqetësohen".

"Ne jemi bashkë me ju në NATO dhe ju këto mbështetje në vend që të na i jepni ne ua dërgoni organizatave terroriste. Apo mos ndoshta këto organizata terroriste janë parteri juaj në NATO? Si ka mundësi që ju t'u ofroni këtë mbështetje këtyre organizatave të cilat i llogarisni si organizata terroriste separatiste? Ne e kemi të pamundur ta pranojmë këtë. Është e pamundur që ta gëlltisim këtë. Nëse ne jemi në Aleancën e NATO-s, nëse ne jemi partnerë strategjik dhe model atëherë do të jeni në anën tonë. Nuk duhet të qëndroni në anën e organizatës terroriste separatiste", theksoi në fjalën e tij presidenti Erdogan.

Në vazhdim ai tha se "Organizatat terroriste një ditë do të sulmojnë patjetër edhe ato vende që i ushqejnë".

"Në të vërtetë, shenjat e kësaj dalin në pah herë-herë. Ai që qëndron në një shtrat me gjarprin duhet të marrë parasysh kafshimin dhe helmimin. Ata që punojnë me organizatat terroriste duhet të jenë të gatshëm të mbyten ose në gjak ose në lot. Nuk ka nevojë të bëhemi fallxhorë për të kuptuar se nesër i pret i njëjti fat ata që shikojnë shpërthimet e bombave në Turqi si një pjesë filmi dhe ata që vazhdojnë të mbrojnë organizatat terroriste që janë shkaktarë të këtyre", tha mes tjerash Erdogan.

Article Logic
Execution time: 0.027668952941895
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64123" }