E vërteta mbi rrezikun e konsumimit të mishit të përpunuar, ja çfarë thotë OBSH

Publikuar tek: aktualitet, më 16:12 29-12-2016 E vërteta mbi rrezikun e konsumimit të mishit të përpunuar, ja çfarë thotë OBSH

Pas ditësh të tëra  me kryetituj gazetash, televizionesh, portalesh online të cilat i bënë jehonë vendimit  të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për klasifikimin e mishit të përpunuar  si një kancerogjen për njerëzit , në të njëjtën kategori si duhani dhe asbesti, OBSH ka lëshuar një deklaratë për sqarimin e opinionit publik mbi rrezikshmërinë reale të mishit të përpunuar në shëndetin e njerëzve.

Ajo vuri në dukje se raporti i fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimeve të Kancerit (IACR), lëshuar javën e shkuar, “nuk iu kërkon njerëzve të ndalojnë konsumimin e produkteve prej mishit të përpunuar, por shprehet vetëm që reduktimi e konsumit të këtyre produkteve mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë “. OBSH publikoi online një dokument pyetje-përgjigje, në përpjekje për të paraqitur faktet në mënyrë korrekte,  vetëm 4 ditë pasi  raporti i IACR –së ishte botuar dhe  demonizimi  mediatik i mishit të përpunuar kishte marrë dhenë në të gjithë botën. Sipas këtij dokumenti, megjithëse mishi i përpunuar është klasifikuar tashmë në Grupin 1 të kancerogjenëve njerëzorë në të njëjtën kategori me duhanin, asbestin dhe të tjera substanca, jo të gjitha substancat e përfshira në të janë “njësoj të rrezikshme”.

Klasifikimet e “Agjencisë Ndërkombëtare të Kërkimeve të Kancerit”(IACR) pëshkruajnë më tepër forcën e fakteve shkencore rreth një substance që shkakton kancer, sesa vlerësojnë nivelin e rrezikshmërisë, shtoi OBSH. Me fjalë të tjera, sallami dhe duhani paraqesin rrezikshmëri të ndryshme megjithëse janë klasifikuar në të njëjtin grup kancerogjenësh.

Sipas një vlerësimi të fundit nga “Projekti i barrës globale të sëmundjeve”- “Global Burden of Disease Project”, 34.000 vdekje në vit, në shkallë botërore,  i atribuohen dietave të pasura me mish të përpunuar; mishi i kuq mund të jetë përgjegjës për 50.000 vdekje nga kanceri në vit në gjithë botën.  Për të kontrastuar këto shifra,  OBSH publikon statistikat e vdekjeve për shkak të substancave të tjera kancerogjene. Kështu, 1milion njerëz vdesin çdo vit në botë për shkak të duhanpirjes. 600.000 në vit vdesin për shkak të konsumimit të alkoolit dhe më shumë se 200.000 për shkak të ndotjes së ajrit.

OBSH, gjithashtu përsërit të dhëna nga raporti i ICAR  i cili vlerëon se 50gr produkte nga mishi i përpunuar të konsumuara çdo ditë, rrisin me 18% rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe rektumit.  100 gr mish i kuq e rrit gjithashtu me 18% rrezikun e të njëjtit kancer.

Kërkimet mbi kancerin në Mbretërinë e Bashkuar,  (CRUK),  deklarojnë  gjithashtu  se 61 persona çdo 1000 njerëz preken në vit nga kanceri i zorrës së trashë dhe rektumit.

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64150" }