Miratohet Plani urbanistik i Tiranës

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 29-12-2016 Miratohet Plani urbanistik i Tiranës

Këshilli Bashkiak ka miratuar pak më parë planin urbanistik të Tiranës .

Mësohet se ky plan është miratuar vetëm nga votat e maxhorancës.

Ndërkohë që opozita është shprehur kundër këtij plani duke e cilësuar atë si betonizim dhe klientelist.

Kreu i grupit të këshilltarëve të djathtë, Leonard Olli, kërkoi të hiqen nga axhenda e diskutimeve plani urbanistik dhe buxheti, dy çështje të kontestuara nga opozita.

'S'mund të bëhemi pjesë e asaj që shkatërron Tiranën' mësohet të kenë thënë përfaqësuesit e maxhorancës.

“Të ftohen grupet e interesit, të shprehin mendimet dhe opinionet. Transparenca është shumë e rëndësishme, çdo qytetar duhet të jetë i qartë për vendimet që marrim, do rrimë këtu edhe 30 orë me qëllim që të gjithë të sqarohen dhe të jemi të qartë në vendimmarrje.

Po miratojme Kushtetuten e 15-20 viteve te ardhshme. Kemi zhvilluar 3 degjesa per planifikimin Urban ku u kemi bere ftesa te gjithe keshilltareve e kete do tua tregoj edhe me fakte. Ka pasur publikime te rregullta ne faqen online te bashkise Tirane per projektin. Sipas planit zgjerojme me 25 mije metra parkun e Liqenit. Tirana policentrike e vleresuar nga mbi 80% e qytetareve. Në janar ftoj keshillin bashkiak te beje nje xhiro e te shohe kur te nise shtrimi me pllaka i zgjatimit të bulevardit”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0023632049560547
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64152" }