Mesazhi i fortë i Reshat Arbanës për shqiptarët: Të nesërmen s’e ka të sigurt asnjë, sot është dita e fundit t'i shohim njerëzit që duam (Video)

Publikuar tek: kulture-art, më 19:12 29-12-2016 Mesazhi i fortë i Reshat Arbanës për shqiptarët: Të nesërmen s’e ka të sigurt asnjë, sot është dita e fundit t'i shohim njerëzit që duam (Video)

Personazhe të shumtë publik nga bota e sportit, artit dhe politikës janë mbledhur sot në një mbrëmje gala të organizuar nga Bashkia e Elbasanit.

Pas akordimit të çmimit për sportistin e kombëtares, Armando Sadiku, nga kryebashkiaku Qazim Sejdiu, në skenë ëshë ngjitur i madhi Reshat Arbana i cili ka “shkundur” të pranishmit me një mesazh tepër të rëndësishëm, raporton Newsbomb.al.

“Do ikim me gëzime me lumturi. Duke marrë me vete të gjitha ato që bëmë sepse të jetosh u dashka të luftosh me djallin. Por mbi të gjitha do ikim me dhimbjen dhe trishtimin e madh për atë që s’mundëm dot së bënim.

Shpesh mendojmë se atë që s’e bëmë dot dje apo sot, ta bëjmë të nesërmen dhe harrojmë se të nesërmen s’e ka të sigurtë askush nga ne, qoftë plak apo i ri.

Sot është dita e fundit t’i shohim njerëzit që duam, prandaj të mos presim të nesërmen, sepse nëse e nesërmja nuk do të vijë kurrë, atëhere do pendohemi për ditën që s’gjetëm kohën të falim një puthje, një përqafim, të kërkojmë një falje, të falenderojmë nga shpirti.”

 

Article Logic
Execution time: 0.021306037902832
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64158" }