Andi Bushati akuza ndaj Aleksandër Frangajt dhe Vjollca Hoxhës: Rilindja kullat po ia jep ‘Klanit’, kioskat ‘TCH’

Publikuar tek: politike, më 19:12 30-12-2016 Andi Bushati akuza ndaj Aleksandër Frangajt dhe Vjollca Hoxhës: Rilindja kullat po ia jep ‘Klanit’, kioskat ‘TCH’

“Rilindja kështu i ka ndarë, kullat ia jep Klanit (Tv Klan), kioskat Topit (Top Channel)”, kjo ka qenë deklarata e bërë nga gazetari Andi Bushati në emisionin “Të paekspozuarit” në News 24.

Bushati theksoi se kullat e reja që parashikohet të ndërtohen me planin e ri të Tiranës do t’i marrin 4-5 pronarë televizionesh, që janë klientë të kryeministrit Edi Rama.

Bushati i referohet pronarit të Tv Klan, Aleksandër Frangajt, sa i përket ndërtimit të kullave, ndërsa kioskat e shumta që janë vendosur së fundmi në çdo cep të Tiranës, janë sipas tij, dhuratë e rilindjes për pronaren e Top Channel, Vjollca Hoxhën.

Article Logic
Execution time: 0.017143964767456
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64265" }