Foto: Ja kush është shqiptari i kapur në Itali me 3.5 milion euro kokainë

Publikuar tek: rajon, më 16:01 02-01-2017 Foto: Ja kush është shqiptari i kapur në Itali me 3.5 milion euro kokainë

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar në Bolonja, pasi është kapur me rreth 35 kilogram lënë narkotike e llojit kokainë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është Asllan Luka 29 vjeç, i cili po transportonte kokainën me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”.

Droga ishte e ndarë në 30 pako, ndërsa u kap gjatë një kontrolli të zakonshëm të policisë rrugore. Kokaina u kap në 30 dhjetor dhe nëse do të hidhej në treg kap vlerën prej 3.5 milionë euro.

asdqw3d34567890plmkjnhbgvfc.jpg

Sipas mediave lokale, mjeti ku u gjet lënda narkotike rezulton se ishte në emrin e një gruaje rumune me banim në Milano, ndërsa shqiptari i arrestuar rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge. Vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

sdfw467m8f6hrt6hk.jpg

 

policifsbdf34.jpg

Article Logic
Execution time: 0.019863843917847
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64435" }