‘Mein Kampf’ i Adolf Hitler rikthehet si ‘bestseller’ në Gjermani

Publikuar tek: bota, më 20:01 03-01-2017 ‘Mein Kampf’ i Adolf Hitler rikthehet si ‘bestseller’ në Gjermani

Libri ‘Mein Kampf’ i diktatorit nazist, Adolf Hitler është rikthyer si ‘bestseller’ në Gjermani për vitin 2016.

Pas 70 vitesh i ndaluar për t’u publikuar në Gjermani, këtij libri iu dha vitin e shkuar drita jeshile e hedhjes në treg. 85 mijë kopje të ‘Mein Kampf’ janë shitur në të gjithë vendin ka njoftuar shtëpia botuese.

Libri përmban gjithashtu 3500 shënime akademike dhe komente që analizojnë pikëpamjet e Hitlerit dhe kundërshtojnë nëpërmjet fakteve propagandën, ideologjinë dhe urrejtjen e njeriut përgjegjës për vdekjen e milionave njerëzve në Luftën e Dytë Botërore.

Article Logic
Execution time: 0.0025019645690918
array(1) { ["section"]=> string(13) "article-64533" }